Video-Artan Hoxha nxjerr pamjet në mes të natës/ “Bosët” nisin boshatisjen e call centerave

3 Nëntor 2021, 07:19, Aktualitet CNA
Video-Artan Hoxha nxjerr pamjet në mes të natës/

Menjëherë pas nisjes së hetimeve nga SPAK, pronarët e Call Centerave janë vënë në lëvizje.

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar pamje nga momenti i boshatisjes së zyrave të një call centeri në Tiranë, gjatë natës.

?Mbani frymën njerëz

Lajm i minutës së fundit? Kjo historia me call center mori paksa për dreq?
Mjaftoi një javë denoncime në media dhe një urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, që ?bosët? të urdhëronin boshatisjen me urgjencë në mes të natës, të ambjenteve ilegale ku kishin vendosur call center-at e tyre.
Pamje direkte, që tregojnë sesi po boshatiset në orët e vona të nates, një ambjent call center i vendosur në katin e dyte të një pallati në qendër të Tiranës.
Mesa duket dy ortakët, njëri shtetas gjerman dhe tjetri në mos gaboj, lëvizte me Lamburgini, kanë vendosur të fshehin gjurmët sa nuk është vonë.
Shprehja popullore ?këmbët e shpejta, faqja e bardhë?, në këtë rast merr kuptim më shumë se kurrë.
Mesa duket, klientët në Gjermani, në Zvicër, apo vende të tjera të BE-së, duhet të urojnë, që policia e prokuroria shqiptare t?i gjejnë ?agjentët? e tyre të bursës, përpara se ata të jenë zhdukur pa lënë gjurmë dhe me llogaritë e boshatisura drejt ishujve offshore
?.? shkruan Hoxha në rrjete sociale./CNA.al

 

 

 

A post shared by Artan Hoxha (@artanhoxhaofficial)

 

Lajmet e fundit nga