LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetting noterëve/ Ministri i Drejtësisë paralajmëron “furtunë”

3 Nëntor 2021, 12:51, Aktualitet CNA
Vetting noterëve/ Ministri i Drejtësisë paralajmëron

Më në fund Reforma në Drejtësi duket se do të prekë edhe noterët, si një hallkë e rëndësishme që kërkon spastrim në radhët e drejtësisë.

Në një prononcim për mediat, sa i takon vendimeve të marra nga ana e Qeverisë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se sapo ka kaluar pr/ligji për noterët, si një nga nismat më të rëndësishme që lidhet me besueshmërinë tek publiku.

?Sapo kaluam projektligjin për disa shtesa në ligjin për noterë. Është një nga nismat më të rëndësishme për noterin dhe lidhet me besueshmërinë tek publiku?, shprehet Manja.

Më tej ministri shton se tashmë janë përcaktuar kritere të reja për futjen në këtë lloj profesioni dhe se ata që kanë kontakte me persona ?problematikë me ligjin? do të largohen.

?Përcaktohen kritere të reja për futjen në këtë lloj profesioni dhe përjashtimin e atyre që kanë kontakte me persona të papërshtatshëm apo të dënuar. Këtyre kritereve të reja do t?u nënshtrohen edhe ata që janë aktualisht në profesion. Ligji për noterinë përcakton dhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi, është Ministria e Drejtësisë që e bën filtrin e këtij shërbimi?, theksoi Manja.

Kujtojmë se CNA.al ka denoncuar herë pas here noterë, që nëpërmjet firmave të falsifikuara, janë përfshirë kështu në shkelje flagrante të ligjit./CNA.al

Lajmet e fundit nga