Connect with Us

“Varfëri, falimentim dhe mungesë shërbimi shëndetësor”/ Gazetari paralajmëron katastrofën

Politikë

“Varfëri, falimentim dhe mungesë shërbimi shëndetësor”/ Gazetari paralajmëron katastrofën

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa bën një analizë të situatës ekonomike dhe borxheve që ka marrë qeveria shqiptare, bën edhe një paralajmërim të frikshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri paralajmëron rritje katastrofike të varfërisë, falimentim masiv të bizneseve dhe pamundësinë e qytetarëve për të patur shërbim shëndetësor.

Tomorri shkruan se pas disa vitesh pasoja e borxhit në rritje nga Qeveria shqiptare, koncesionet, PPP-të dhe gjyqet e humbura në arbitrazh, do ta çojnë ekonominë shqiptare drejt një krize të rëndë financiare.

Ndërsa ironizon kryeministrin, Tomorri shkruan edhe fjalimin me të cilin kryeministri do iu drejtohet qytetarëve në 2030.

Fjalimi i kryeministrit shqiptar në 2030-ën

Të dashur qytetarë,

“Vij sot para jush me zemër të rëndë. Siç e keni dëgjuar tashmë, Shqipëria është përfshirë nga një krizë e rëndë financiare. Kjo është një krizë që nuk erdhi nga hiçi, fatkeqësisht atë e kemi gatuar ne me duart tona.”

Për shumë vite, qeveritë tona kanë jetuar përtej mundësive të tyre. Duke krijuar një parajsë imagjinare, ato na premtuan njëkohësisht taksa të ulëta dhe investime të mëdha publike. Të gjithë ne filluam të besonim se mund të mashtronim ligjet e ekonomisë dhe realitetin e ashpër të aritmetikës buxhetore. Dhe kështu pak nga pak mbollëm farat e kësaj krize. 

Sot në listëpagesën e qeverisë janë 35 koncesione, të cilat marrin 600 milionë euro çdo vit. Janë kontrata të qeverive të mëparshme. Siç e dini, qeveria jonë anulloi disa prej tyre. Por ata na paditën në arbitrazh duke na marrë mbi 1 miliardë euro dëmshpërblime në dy vitet e fundit.

Deri më tani, të gjitha këto fatura i kemi mbuluar përmes rritjes së borxhit. Por gjatë viteve të fundit, teksa pesha e borxhit ndaj PBB-së shënonte rekorde të njëpasnjëshme, investitorët nisën të bëheshin nervozë dhe filluan të kërkonin interesa gjithmonë e më të larta. 

Interesat e larta rritën koston e shërbimit të borxhit tonë publik duke iu bashkangjitur presioneve të shpenzimeve për faturat e koncesioneve. Si rezultat, ne e gjetëm veten në një rreth vicioz me deficit gjithmonë në rritje dhe besimin e investitorëve gjithmonë në rënie.    

Për një kohë të gjatë ne i injoruam sinjalet e krizës. Qeveritë vazhduan të merrnin hua, edhe pse diferenciali mes interesave të borxhit dhe rritjes nominale të ekonomisë (i-g), ishte i lartë. Kur ekonomistët na thanë se kjo nuk mund të vazhdonte për shumë kohë, ne nuk i morëm asnjëherë seriozisht ata.

Ne shpresonim se duke investuar në projekte publike, paratë e marra borxh do të zgjeronin ekonominë duke e shlyer veten e tyre. Por fatkeqësisht shumë nga investimet e qeverisë rezultuan jo fizibël, ndërsa ato përmes PPP-ve kanë një bilanc edhe më të thellë negativ mes kostos dhe përfitimeve. 

LEXO EDHE:  Politika me vaksinën kundër Covid-19

Të dashur qytetarë,

Krizat ngjizen për një kohë të gjatë, por përshkallëzohen shumë shpejt. Javën e kaluar, Ministria jonë e Financave tentoi të emetojë një Eurobond të ri prej 700 milionë eurosh, në mënyrë që qeveria të kishte mundësi për të financuar defiçitin. Por tregjet nuk e besojnë më Shqipërinë. Tashmë askush nuk pranon t’i jap më borxh qeverisë shqiptare.

Shumë nga ju pyesin se çfarë do të ndodhë tani?

Unë sapo jam kthyer nga një takim në selinë e FMN-së dhe jam i kënaqur t’iu jap një lajm të mirë. Pas bisedimeve me FMN-në, ne arritëm të siguronim një linjë kredie për të mos lejuar falimentimin e buxhetit. Por kjo kredi vjen me disa kushte: 

1- Nga 1 janari pagat dhe pensionet ulen me 20%

2- Mosha e pensionit rritet 80 vjeç për burrat dhe 75 për gratë

3- Ndihma ekonomike nga viti i ardhshëm përgjysmohet

4- Tatim-fitimi, TAP dhe sigurimet rriten në 35%

5- Çmimi i energjisë elektrike dhe ujit rritet me 25%

6- Taksa mbi biznesin e vogël rritet në 20%, akcizat rriten me 15%

7- Shpenzimet publike në shëndetësinë dhe arsim ulen me 20%

Të dashur qytetarë,

Ne presim që 5 vitet e ardhshme të jenë të vështira për qindra mijë familje. Qeveria do të bëjë sa të mundet për të evituar rritje katastrofike të varfërisë, falimentim masiv të bizneseve dhe pamundësinë e qytetarëve për të patur shërbim shëndetësor. Por kjo nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, ne jemi një popull, që kemi kaluar shumë sakrifica në historinë tonë. Unë jam i bindur se edhe këtë herë do t’ia dalim.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Juristja ironizon Bashën/ “Na paska ruajtur Zoti që nuk ka pushtet”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Juristja Enida Bozheku ka ironizuar Lulzim Bashën përsa i përket ndërhyrjes së policisë në protestën që u mbajt në 8 Janar.

Ditën e sotme Basha u shpreh se nuk e kishte lajmëruar ai policinë ndërsa juristja shprehet se demokratët nuk kishin interes të thërrisnin policinë, pasi të vetmit që u dendën me gaz lotsjellës ishin ata.



Sipas juristes shqiptarët i ka ruajtur Zoti që Lulzim Basha nuk ka pushtet sepse vetëm me gjak, gaz dhe dyer të blinduara do ta kishte lënë pushtetin.

Të qeshura bashkëkohore me Lylin Hollandez. Policinë nuk e thirra unë, atë e gjeta mes jush! Dmth, ky Brut modern – ne mitomaninë paradoksale të psiqikës perverse të tij – “akuzon” se policinë në mbrojtje të kolltukut të vet e paska thirrur Berisha, që ju lut Ramës 🤦‍♀️! Ok! Po, o Senekar i filozofisë së jetës, a nuk na thua, cili ishte interesi i antarëve të Pd që të kërkonin ndihmë policisë?! Ata donin të të “hidhnin në kosh të plehrave ty” o Fluturues, jo të dendeshin me gaz lotsjellës. Po mirë, ti o Trim i Tatit, pse u ngujove me dyer të blinduara dhe pse hodhe lënd helmuese nga brenda?! Komuna e Parisit (anarkia post revolucionit te 1789), para arkitektimit tënd skenik, ngjan amatoreske. Të bëhej ky Kryeministër do të kish pas thënë që veç me gjak, gaz e dyer të blinduara do ta kish pas lënë pushtetin. Na paska ruajtur Zoti që nuk ka pushtet. E me sa u pa, ai 21 janari, skenaristët i paska bashkëpunëtor recidivist!”, shkruan Enida Bozheku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Del lista/ Emrat e Kuvendit të Bashës të sajuar

Publikuar

-

Nga

Në 18 dhjetor kreu i PD, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, një javë pas atij të zhvilluar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Pas debateve dhe pikëpyetjeve të ngritura për pjesëmarrësit në këtë Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi lexoi një listë të gjatë me emrat e anëtarëve që sipas tij, ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, së thirrur nga Basha.

Sot në emisioni “Quo Vadis”, anëtari i Komisonit të Rithemelimit, Rigels Muçollari ka zbuluar manipulimin e Bardhit me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.



Muçollari publikoi listën me emrat e lexuar nga Bardhi me pretendimin se ata ishin pjesë e Kuvendit të Bashës. Ai tha se ka analizuar një pjesë të emrave të listës, të cilët sipas tij, janë të sajuar sepse nuk rezultojnë në regjistrin e gjendjes civile.

LEXO EDHE:  Miliona euro dëm për karburantin e jahteve/ Tomorri: Komisoni Europian demaskoi pretendimet e qeverisë

LEXO EDHE:  Koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës/ Rama në ditët e fundit të qeverisjes

Bardhi lexoi emrat që kishte prezent ditën e Kuvendit të thirrur nga Basha. I kam zbardhur që të gjithë. Bardhi deklaroi 5004 delegatë,që sipas verifikimi që i kam bërë rreth 200 prej tyre i ka lexuar 2 herë, 3 herë, 4 herë. 4237 janë emrat, ndërkohë delegatë të cilët kanë funksion kanë qenë 1537 ku mbi gjysma e tyre nuk kanë qenë prezent. Zotëria ka shtruar 1687 të tjerë që s’ janë anëtarë partie fare. Ka futur 831 veta që mua më dhanë përshtypje që ishin emra të sajuar. Kontrollova 100 prej tyre dhe 66 prej tyre janë njerëz që nuk ekzistojnë, ose do kenë vdekur më përpara. Nuk kam akses në gjendjen civile që t’i kontrolloj të gjithë”, u shpreh ai./ Vizion Plus

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta reagon për herë të parë për situatën në PD/ Basha të shkojë në zgjedhje për kryetar, prej kohësh kërkohet “gjak”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e 8 Janarit në Partinë Demokratike. Në një intervistë në TV 21, Meta deklaroi se asnjë qytetar në Shqipëri nuk e meriton sot të shohë ato pamje që u prodhuan nga ajo protestë. Ai theksoi se në rastin kur një kryetar kontestohet ai duhet t’i nënshtrohet procesit të votëbesimit.

Ajo që po ndodh në PD është krejt pa kuptim. Edhe ajoi që ka ndodhur më përpara, djegia e mandateve a ka qenë diçka normale. Sot opozita në Shqipëri nuk ka asnjë këshilltar në nivel vendor dhe komunal. Problem kryesor ka qenë vetë lidershipi i opozitës që gjithmonë ka marrë vendime të gabuara. Asnjë qytetar në Shqipëri nuk e meriton të shohë ato pamje. Asnjë anëtar i PD. Po ndodh një gjë që nuk ka asnjë kuptim që në demokraci, të injorohet vota. Kur një kryetar kontestohet duhet t’i nënshtrohet procesit të votëbesimit. Shkelja e këtyre parimeve çon në situate të pakuptimta”, tha Meta.

Ai deklaroi se në Shqipëri prej kohësh kërkohet konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

LEXO EDHE:  “Paketa ekonomike e pamjaftueshme”/ Kostot e sipërmarrjes në Shqipëri, më të lartat në rajon

LEXO EDHE:  “Paketa ekonomike e pamjaftueshme”/ Kostot e sipërmarrjes në Shqipëri, më të lartat në rajon



Shpresoj që më mençuri demokratët të mos bien pre e padurimit. Në Shqipëri, prej kohësh kërkohet konfrontim artificial dhe i përgjakshëm. Kjo u kërkua kur u dogjën mandatet. Ndërhyrja ime për të caktuar një datë, ishte sepse ishin shfaqur mjaft tensione të pakontrollueshme. Ju i keni parë shfaqjet e dhunës.

Ka qenë një nga aktet për të cilat jam krenar që kam ndërmarrë sepse kam shmangur dhunën dhe përgjakje mes shqiptarëve. PS ka pasur kontestime për disa nga aktet e mia si president. Jam gati të votëbesohem në popull. Kjo gjë duhet të jetë kudo kur ka një kontestim”.

Udhëheqja e opozitës” po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota.”, deklaroi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE