LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Triumfi i Republikanëve në Virxhinia/ Robert Papa: Të majtët në panik për humbjen e kongresit

3 Nëntor 2021, 19:02, Aktualitet CNA
Triumfi i Republikanëve në Virxhinia/ Robert Papa: Të majtët

Republikani Glenn Youngkin, fitoi zgjedhjet për postin e guvernatorit të Virxhinias, duke i shkulur kështu Joe Bidenit kontrollin e një vendi ku ai vetëm një vit më parë triumfoi mbi Donald Trump.

Lidhur me këtë ka folur dhe gazetari Robert Papa në Fokus Tv, ku tha se ky ishte testi i parë i ndjenjave të votuesve ndaj politikave të Biden.

Sipas tij rezultatet treguan për një vit të frikshëm për demokratët, si një përpiekje për të mos humbur kongresin.

Ndërsa shton se kjo ishte shenja e parë se vala e kuqe pra republikanët do të marrin kongresin por kërcënojnë edhe senatin gjithashtu.

?Këto zgjedhje ishin testi i parë i ndjenjave të votuesve ndaj politikave të Biden. Fushata tregoi se Demokratët tani që Donald Trump (republican) është larguar nuk duhet të kenë në qendër mesazhe kundër tij. Rezultatet treguan për një vit të frikshëm për demokratët, si një përpjekje për të mos humbur kongresin. Në fokus doli paaftësisë e demokratëve në kongres, sidomos në Virxhinia dhe tani mbetet të shohim a do të hidhen ata në veprim apo jo.

Madje, në bashkinë e Neë York kemi një njeri më ngjyrë ndërsa në Boston ndodhi që fitoi dikush me origjinë aziatike, femer. Dicka që nuk ka ndodhur më parë.

Virxhinia ishte edhe beteja kryesore që tregon që kongresi do të kalojë nga republikanët e Trump, harta e votuesve u kthye e kuqe në zonat rurale pra për republikanët dhe vazhdoi blu në zonat e qyteteve. Ccfarë ndodhi, një biznesmen 54 vjeccar pati një strategji ne fushatën elektorale thuajse të njëjtë me kolegun e tij në Neë Jersy, mbajtën Trump larg nga fushata dhe nuk folën për vjedhjet presidenciale të një viti më parë dhe arritën të mbledhin bashkë forcat konservatore duke mbajtur kështu edhe rolin që duhet të ketë familja në arsim dhe jo sic mendojne demokratët që të mos vendose prindi por shteti për fëmijën e tij, cfarë duhet të mësojë në shkollë dhe sidomos ndaj vaksinave apo maskave. Kjo funksionoi shumë mirë në Virxhinia.

Kjo ishte shenja e parë se vala e kuqe pra republikanët do të marrin kongresin por kërcënojnë edhe senatin gjithashtu. Natyrisht që amerikanët janë shumë të shqetësuar në lidhje me inflacionin dhe ajo gjendje letargjike qe ka ekonomia amerikane pasi Biden nuk është treguar i fuqishëm dhe nuk e ka dot forcën që të mbledhe një parti e cila ka një segment të rezikshëm ultra të majtë, i theksuar nga qëndrimet marksiste.

Fitorja e Virxhinias tregoi qartë se Amerikanët e korrektojnë qartë votën e tyre. Natyrisht duke mos pasur Trup në qendër edhe pse ai kontrollon rreth 80%të votuesve amerikan dhe nuk është e lehte të godasësh një figurë si Trump tek votuesi. Në Neë Jersy, kandidati republikan foli me doza shumë ta ashpra ndaj Trup por këtë herë nuk foli farë, madje as Trump, nuk e mbështeti aspak.

Duket qartë se republikanët do ta fitojnë kongresin.

Trump nuk është ndalur se marrë shumë vendime në favor të ekonomisë amerikane. Të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Biden por nuk do të ketë më programe të tilla me triliona dollar që fillohen me pretekstin e covid por jepen për programe të luftës raciale, sociale që nuk kanë lidhje me ato programe të mëdha sic duhet t?i kenë gjithmon demokratët. Biden do e ketë të vështirë edhe nëse do të humbë senatin sepse senati është 50 me 50.

Kjo do të ishtë problem për të. Duket qartë që amerikanët nuk janë të kënaqur dhe nuk kanë ndjenjë për demokratët të cilët kanë shkaktuar këtë lëkundje të ekonomisë amerikane dhe ngarkesa e është e Biden.

Shqiptarët votojnë shumë pak në zgjedhjet amerikane. Mua më vjen keq që na është hequr edhe një këshilltar që kishim nga Shqipëria.“/CNA.al

Lajmet e fundit nga