LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’më ha palla për Edi Ramën”/ Gazetari nuk përmbahet më ndaj kryeministrit

3 Nëntor 2021, 11:08, Politikë CNA
“S’më ha palla për Edi Ramën”/ Gazetari nuk

Analisti Milaim Zeka, ka komentuar  situatën politike në Kosovë dhe nismën Open Ballkan, duke shigjetuar politikanët këndej dhe andej kufirit.

Në emision Breaking në Top Neës ai ka thënë, se një pjesë e tyre janë të lidhur me Beogradin dhe se nuk duan që integrimi i Kosovës të kalojë nëpër Tiranë, por me Serbinë.

“Kemi ëndërruar që pikën e referimit ta kemi Tiranën, për jetë e mot, që hyrja tranzit në BE të kalojë përmes Tiranës e jo mes Beogradit e vazhdojmë të jemi minoritet. Shqiptarët e Kosovës që e kanë mbështetur Jugosllavinë kanë qenë gjithmonë shumicë, e kjo shumicë ka fol shqip e ka ëndërruar Jugosllavinë, e kanë parë që Beogradit të jetë pikë tranziti, janë të rëndësishëm në Kosovë dhe me poste”, është shprehur Zeka.

Kur shajnë Edi Ramën, shajnë Shqipërinë, sipas Zekësdhe për pasojë vijnë etiketime  në Ne dhe Ju.

“Edhe mua as s’më ha palla për Edi Ramën, por këta duke sharë Edi Ramën shajnë Shqipërinë , e  këta njerëz kanë krijuar murin kinez, duke na etiketuar në ne e dhe ju. Janë këto njerëz që janë pjesë e zorrës së trashë të Beogradit që prodhojnë qelb në Kosovë dhe në Shqipëri.

E flasin me “ne dhe ju”, ose siç na quajnë ne kosovarët, apo siç  thonë për shkak edhe gazetarët, siç na thonë edhe ne shqiptar maqedonas?, ka thënë më tej Zeka.

Më tej ai ka qujtur si turp këshilltarin nga Kosova që ka pasur kryeministrit Edi Rama.

?Për turpin e zi të Edi Ramës, ka pasur këshilltar Shkëlzen Maliqin, babai i tij ka qenë ministër në kohën e Titos, na ka rrahur, torturuar e poshtëruar, pikërisht se ne kemi kërkuar të drejta të barabarta me popujt se kemi dëgjuar Radio Tirana e TVSH”, ka thënë Zeka.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe lëvizjet dhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kundër kryeministrit Edi Rama.

“Turpi i Edi Ramës që nuk e shpalli “non grata” Kurtin, se unë do ta ndaloja se një kryeministër të vinte në vendin tim e të bënte fushatë kundër meje“, është shprehur ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga