LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Pse më zure rrugën"/ Sherr me thikë para shkollës "Fan Noli"

3 Nëntor 2021, 13:03, Kronika CNA
"Pse më zure rrugën"/ Sherr me thikë para shkollës

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, ku një sherr mes dy shoferëve të furgonave që transportonin nxënësit, ka çuar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Ngjarja ka ndodhur tek shkolla “Fan Noli”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.

Një nga shoferët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital. Nga raportimet paraprake bëhet me dije se shkak i ngjarjes ka qenë zënia e rrugës.

Ende nuk dihen te tjera detaje. /CNA.al

Lajmet e fundit nga