Connect with Us

“Projektbuxheti për vitin 2022/ Ish zyrtari PD kundër nismës së opozitës: Hap gropë fiskale

Aktualitet

“Projektbuxheti për vitin 2022/ Ish zyrtari PD kundër nismës së opozitës: Hap gropë fiskale

Publikuar

-

/

Ish-zv.ministri i Financave në kohën e qeverisjes së PD-së, Sheferedin Shehu, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” ku ka komentuar projektbuxhetin për vitin 2022.

Shehu kritikoi politikën e koncesioneve duke e cilësuar të gabuar dhe me shumë risk për buxhetin e shtetit.

“Në kohën e qeverisjes së PD është përdorur skema e koncesioneve natyrale dhe jo PPP. Nuk krijonte asnjë risk në buxhetin e shtetit. Nuk u jepnim para. PPP-të tani janë kontrata shërbimi, që janë dhënë pa tender. Koncesionet në kohën e PD-së ishin në sektorin energjetik dhe nuk merrnin asnjë lek në buxhet, por jepnin.

Ndërsa tani jepen në shëndetësi pa tender, pa vlerësim paraprak dhe llogaritje të eficencës. Mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës subvencionet nga buxheti i shtetit. Kemi aeroportin e Vlorës, qeveria ka dhënë garanci që nëse nuk realizohet numri i fluturimeve, subvencionet nga buxheti. Kemi koncesione që garantohen nga taksat tona” tha ai.

Sa i përket propozimit të PD-së për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet e shportës, ai i thotë se kjo ka qenë në programin e PD-së që në 2005, por ka qenë dhe vazhdon që të jetë kundër kësaj nisme.

LEXO EDHE:  Ja skenarët pas 10 prillit/Nëse PD nuk regjistrohet në zgjedhje LSI kalon në opozitë

“Unë kam qenë një nga ata luftëtarët për të mos u bërë, pasi ishte në programin e 2005 për të ulur normën dhe Berisha pati mirëkuptimin dhe bëmë ulje të dukshme të tatimeve, mbi fitimin dhe të ardhurat personale, rritëm në mënyrë indirekte pagat dhe nuk e bëmë. Unë i qëndroj si ekspert.

Favoret dhe përjashtimet krijojnë gropa fiskale. Ti ke mekanizma të tjerë buxhetorë, përse merresh me akciza apo makinacione të tjera. Për ushqimet nuk ka nevojë, jepu ndihmë ekonomike, rishiko skemën e ndihmës ekonomike” tha ai.

Gjithashtu Sheferedin Shehu kundërshtoi ndarjen buxhetore. “Dy elementë, rriten shpenzimet e luksit qeveritar 12 mld lekë, që qeveria i justifikon me blerjen e vaksinave, por po të shikosh peshën specifike, 20% shkojnë për situatën e veçantë, të tjerat janë luksi dhe mos harrojmë që kemi një borxh të madh të institucioneve buxhetore ndaj OSHEE-së” deklaroi ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I dënuar me 8 vite burg për trafik droge / Arrestohet 45 vjeçari me dy emra

Publikuar

-

Nga

cna kronike aktualitet lajme

Policia ka vënë në pranga një shtetas 48 vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale, “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Shtetasi, Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, i cili perdorte dy emra, është dënuar me 8 vite burgim, për këto vepra penale.

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”



LEXO EDHE:  Ja skenarët pas 10 prillit/Nëse PD nuk regjistrohet në zgjedhje LSI kalon në opozitë

LEXO EDHE:  U propozua si kandidate për deputete të PD-së/ Reagon Edith Harxhi: Fituesit janë demokratët

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Procesi skandaloz zgjedhor/ Si u rizgjodh Basha kryetar nëpërmjet manipulimeve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, erdhi në krye të PD-së nëpërmjet manipulimeve. Basha ka histori me manipulimet në zgjedhje për t’u bërë kryetar.

CNA.al po sjell sot disa video ku faktohet manipulimi i procesit zgjedhor në PD.

Bëhet fjalë për vitin 2017, kur Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare,  deklaroi ‘ngrirjen’ e funksioneve të kryetarit dhe bëri planin e manipulimit për të rimarrë sërish PD-në.

Data e zgjedhjeve u caktua 22 korriku dhe i gjithë procesi kaloi nëpërmjet manipulimit.

Në disa qendra votimi në qytetin e Vlorës, disa persona kanw votuar dy deri në tre herë pa u penguar askush.

LEXO EDHE:  Basha anti-miting/ Nën hijen e servilëve, në oborrin e PD-së

LEXO EDHE:  “Maska” e Edi Ramës ka rënë/ Bardhi: Qëllimi i tij nuk janë listat

Kutitë e votimit u mbushëm me fletë votimi në numër më shumë se sa ata që votuan.



Pamjet tregojnë qartë skandalin e votave që vendosën sërish në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Në to duken disa persona që votojnë disa herë me fletë votimi të marra nga komisioni aty pranë.

E njëjta histori duket se është përsëritur për herë të tretë me 23 qershor 2021, kur Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar i PD-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lazarati vazhdon i izoluar/ Tritan Shehu jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dhënë alarmin shembja e urës mbi Drino ka izoluar banorët e Lazaratit.

Sipas tij , një situatë e tillë është paralajmëruar më herët, por askush nuk ka reaguar

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

 Një gjendje kjo e paralajmëruar dhe e para-prirë nga të tjera shkatërrime e lënë pa zgjidhje.

Shembja e urës mbi Drino bllokon krejtësisht ata banorë, bagëtinë e tyre, lidhjet me fushën e tokat bujqësore, lëvizjet normale.

 Edhe ajo pak infrastrukturë e vjetër e primitive, larg standarteve, në vend që të përmirësohet, rinovohet, lihet të degradojë plotësisht.



 Aktualisht nuk ka asnjë urë lidhëse, megjithëse aty kalojnë dy rrjedhje lumore”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Sipas tij, kjo jo vetëm shkatërron ekonominë, por rrezikon rëndë dhe jetën e banorëve, kur edhe viktimat nuk kanë munguar në kohë, si pasojë e gjendjes katastrofale aty.

LEXO EDHE:  Basha anti-miting/ Nën hijen e servilëve, në oborrin e PD-së

LEXO EDHE:  21 Janari, “bomba” në duart e politikës

“Këta banorë fisnikë të lënë pa punë, ky fshat vlerash e traditash i lënë pa kujdes, pa përmirësim a ndërtim infrastrukturë, tashmë është venë në pozita edhe më të vështira për mbijetesë.

 Qëllimi diabolik i këtij regjimi është vetëm t’i detyrojë ata të largohen.

 Një politikë dhe një hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banorëve të kulturuar, të pa lëkundur në parimet e tyre për punë, drejtësi, demokraci dhe ndershmëri.

Vetëm të bashkuar në një opozitë të fortë do të mund të përballojmë këtë regjim anti vlerash”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE