LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nataliteti në rënie, popullsia drejt plakjes/ Emigrimi i të rinjve, boshatis Shqipërinë

3 Nëntor 2021, 08:23, Sociale CNA
Nataliteti në rënie, popullsia drejt plakjes/ Emigrimi i të

Popullsia në Shqipëri, po shkon drej moshimit.

Tëe dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lindjeve sa vjen dhe është më i ulët dhe emigrimi i të rinjve sa vjen dhe shtohet.

Piramida e popullsisë e hartuar nga INSTAT jep një pamje të qartë të popullsisë, duke treguar se sa njerëz ka në vend, të moshave të ndryshme dhe nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e meshkujve dhe femrave.

Nga mënyra se si popullsia është e përbërë tani, piramida duket më shumë si një kullë. Kjo për shkak se numri i të moshuarve është rritur në popullsi.

Në të njëjtën kohë, të rinjtë kanë emigruar dhe numri i lindjeve ka ardhur në ulje.

Disa nga vijat (horizontale) janë veçanërisht të gjata. Kjo për faktin se aktualisht ka më shumë njerëz në grup moshat 20-24, 25?29 dhe 55?59 vjeç. Kjo pasqyron faktin që shumë fëmijë kanë lindur në vitet 1960 dhe në vitet 1990.

Grafiku tregon se sa meshkuj dhe femra të grup-moshave të ndryshme ka pasur më 1 janar 2011 dhe 1 janar 2021.

Në ilustrimin e mësipërm janë krahasuar 2011 dhe 2021. Grupi i moshave më të vjetra është në krye – të rinjtë janë në fund.

Grup-moshat shpjegojnë strukturën e popullsisë sipas moshës në një kohë të caktuar, ku:

Ekziston një tendencë e plakjes së popullatës;

Një reduktim i bazës së piramidës është rezultat i rënies së numrit të lindjeve;

Një zmadhim i majës së piramidës është rezultat i rritjes së jetëgjatësisë;

Të rinjtë kanë prirje të emigrojnë dhe kjo zvogëlon përqindjen e të rinjve duke rritur atë të të moshuarve.

Përbërja gjinore tregon se sa meshkuj dhe femra janë në mosha të ndryshme, në një kohë të caktuar, ku për Shqipërinë, shifrat rezultojnë thuajse të barabarta, për si vijon:

Më 1 Janar 2011 më shumë meshkuj se femra jetonin në Shqipëri: 50,1 % ishin meshkuj dhe 49,9 % femra. Më 1 Janar 2021 shifrat ndryshuan: 49,8 % ishin meshkuj dhe 50,2 % femra.

Si duket piramida e popullsisë për një vit të veçantë varet nga:

Në 2020 kanë lindur rreth 28,1 mijë foshnja krahasuar me rreth 34,3 mijë në 2011.

Jetëgjatësia në lindje është rritur nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në vitin 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkuj dhe 79,6 vjet për femra. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat.

Gjatë periudhës 2011-2020 emigruan mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë njerëz jashtë vendit, ndërsa rreth 24 mijë njerëz imigruan brenda vendit.

Gratë në Shqipëri po lindin më pak fëmijë sot sesa kohë më parë, duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2020 kanë lindur 28.075 foshnja, krahasuar me 34.285 në vitin 2011. Kjo tregon një rënie prej 6.210 lindjesh. Lindin pak më shumë djem sesa vajza. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.

Duke filluar nga mosha 40 vjeç, zakonisht ka më shumë gra se burra në secilën grup-moshë të popullsisë; kjo për shkak se gratë kanë prirjen të jetojnë më gjatë.

Jetëgjatësia në lindje e ilustron më së miri këtë: siç e përmendëm edhe më parë, ka pasur një rritje nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkujt dhe 79,6 për femrat. Kjo do të thotë se gratë pritet të jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat./CNA.al

Lajmet e fundit nga