LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më terrorizuan familjen”/ Qëllohet me breshëri arme banesa e efektivit

3 Nëntor 2021, 10:29, Kronika CNA
“Më terrorizuan familjen”/ Qëllohet me breshëri arme

Një efektiv i policisë rrugore në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij me datë 27 Tetor.

Sipas deklaratës së tij, mbrëmjen e 27 tetorit persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës së efektivit, duke terrorizuar kështu familjen e tij.

Efektivi me iniciale I.P. thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së tij, në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranë.

Efektivi shprehet se ka bërë denoncim pranë Komisariatit nr. 3, por këta të fundit nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mbrojtjen e familjes. Ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia, e cila nuk ka dhënë asnjë deklaratë për rastin në fjalë./CNA.al

Lajmet e fundit nga