Connect with Us

Mbingarkesa në spitalet rumune/ Gjermania i zgjat dorën, merr dhjetëra pacientë

Bota

Mbingarkesa në spitalet rumune/ Gjermania i zgjat dorën, merr dhjetëra pacientë

Publikuar

-

/
cna lajme bote

Në Rumani, Bullgari dhe Letoni është rënduar shumë gjendja për shkak të virusit Corona. Gjermania ka vendosur të ndihmojë Rumaninë dhe të marrë dhjetëra pacientë.

Ushtria gjermane do të transportojë pacientë të sëmurë rëndë nga Covid-19, nga Rumania në Gjermani për trajtim. Deri të mërkurën (03.11) një avion special do të sjellë në Gjermani gjashtë pacientë. Airbus A310 “AirMedEvac” është një njësi e kujdesit intensiv me rreth 20 mjekë në bord. Ushtria gjermane pohon se të gjithë personat që transportohen kanë nevojë për intubim.

Gjashtë pacientët e parë do të sillen në klinikat e qyteteve Bochum, Krefeld dhe Bergisch Gladbach si dhe në spitalin Bundeswehrit në Koblenz. Kryeministri i ri i landit Renani Veriore-Vestfalia, Hendrik Wüst, thotë: “NRW solidarizohet me miqtë e vet evropianë”.

Sjellja e pacientëve në vend të shkuarjes së mjekëve atje

Portali “The Pioneer” raportoi i pari për këtë fushatë. Sipas raportit, Rumania fillimisht kërkoi ekipe intensive mjekësore nga Bundeswehri për të ofruar mbështetje të pacientëve atje. Por Bundeswehri nuk ishte në gjendje të përmbushte këtë kërkesë.

Një zëdhënës i shërbimit mjekësor të Bundeswehrit tha se ushtria po vepron me urdhër të qeverisë federale. Qëllimi i fushatës është “të lehtësojë sistemin shëndetësor rumun duke marrë përsipër pacientët e kujdesit intensiv të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Rumania kohët e fundit ka një incidencë prej më shumë se 1.000 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Vetëm më pak se një e treta e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Sistemi shëndetësor në Rumani është në gjendje të rëndë dhe i mbingarkuar për shkak të numrit të pacientëve që kanë nevojë akute për trajtim.

Pajisje edhe për Letoninë

Edhe Letonia raporton shifra tepër të larta të rasteve. Sipas autoriteteve atje, incidenca e fundit ishte 1.745 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Vendi baltik ka marrë pajisje mjekësore nga Finlanda, Hungaria, Suedia dhe Holanda nëpërmjet shërbimit të mbrojtjes civile të BE-së. Në Letoni, shkalla e vaksinimit prej 59 përqind e të rriturve është gjithashtu nën mesataren e BE-së prej rreth 75 përqind.

LEXO EDHE:  Gjermani, arrestohet autori i dyshuar i dy vrasjeve

Rritet shumë numri i të vdekurve në Bullgari

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari kanë vdekur 310 persona nga virusi Corona, njoftojnë autoritetet. Ky është numri më i lartë i viktimave në 24 orë që nga fillimi i pandemisë. 93.87% e personave të vdekur nuk kanë qenë të vaksinuar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar ndërkohë në në 24.309.

Mbi 90% e të shtruarve në spitale nuk janë vaksinuar

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ishte 6007. Në këtë periudhë janë bërë 49.862 teste, ndërsa 12% e testeve kanë rezultuar pozitiv. Për momentin në Bullgari ka mbi 102.000 raste aktive. Ndërsa numri total i të infektuarve të regjistruar që nga fillimi i pandemisë tashmë i kalon 608.000  et. Ndërsa në spitale janë të akomoduar 8.030 pacientë me COVID-19. 669 prej tyre janë në reparte të kujdesit intensiv. Vetëm ditën e fundit janë shtruar 1341 persona, e 90,16% e tyre nuk janë vaksinuar.

Sipas të dhënave të autoriteteve, që nga fillimi i pandemisë, incidenca më e lartë është në grupmoshat nga 50 deri në 59 vjeç dhe nga 40 në 49 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.545 doza vaksine. Ndërsa numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 2.874.721. Deri tani komplet janë vaksinuar 1.519.000 persona, që do të thottë se Bullgaria mbetet e fundit përsa i përket vaksinimit në BE./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tmerri i Auzhvicit/ 27 Janari, dita përkujtimore e viktimave

Publikuar

-

Nga

Emri Auzhvic lidhet me krimet më të tmerrshme dhe vuajtjet e paimagjinueshme. Edhe sot e kësaj dite kampi i shfarosjes ngritur prej nacionalsocialistëve mban vulën e vet në historinë gjermane.

Fanfara buçet: Në Gjermaninë e vitit 1945 kushdo e dallon menjëherë ulërimën e bezdishme bombastike të fanfarës në revistën javore televizive. Spikeri çirret me zë propagandues sikur ka për të njoftuar një sukses dhe jo një betejë në tërheqje e sipër. “Këtu në tërë Frontin Lindor në mes të Detit Balltik dhe maleve të Karpateve sovjetikët po vazhdojnë në orët e para të 13 janarit ofensivën e tyre më të madhe deri tani. Fronti digjet në një gjerësi prej 1000 kilometrash.”

Si e nënshkruanin të sapoardhurit dënimin e tyre me vdekje

Me çdo metër që Ushtria e Kuqe avancon në terren afron një hap më shumë edhe çlirimi i të burgosurve të mbetur në kampin e përqendrimit në Auzhvic. Por do të zgjasë edhe dy javë të vështira para se të ndodhë kjo. Më në fund, në pasditen e 27 Janarit 1945, në një ditë të shtunë, trupat sovjetike mbërrijnë në Auzhvic. Njësitë gjermane rezistojnë deri në fund. 231 ushtarë të Ushtrisë së Kuqe humbasin jetën në luftën për çlirimin e kampit të shfarosjes. Rreth 7.500 të shpëtuarit u ngjajnë më shumë të vdekurve se sa të gjallëve.

Hyrja në Auzhvic

Se çfarë kishte ndodhur në Auzhvic nuk është publikuar menjëherë. Fillimisht në mes të prillit 1945 disa të mbijetuar i rrëfyen programit gjerman të BBC-së përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në kamp. Edhe Anita Lasker përshkroi kujtimet e saj në radio: “Një mjek dhe një komandant prisnin ardhjen e transporteve të reja dhe para syve tanë bëhej seleksionimi. Kjo do të thotë: të sapoardhurit pyeteshin për moshën dhe shëndetin.” Shumë të sapoardhur nuk dinin dhe tregonin për ndonjë sëmundje, nga e cila vuanin. Kështu ata e vulosnin vet dënimin me vdekje. Rëndësi e veçantë i kushtohej moshës, pleqve dhe fëmijëve. Djathtas, majtas, djathtas majtas. Djathtas do të thoshte vazhdim i jetës, majtas do të thoshte në furrën e djegies”, përshkruan dëshmitarja okulare.

Organizatori i Holokaustit



Auzhvici është kampi më i madh dhe më i tmerrshëm i përqendrimit dhe shfarosjes. Organizator i vrasjeve masive është Adolf Eichmann. Ai kryeson departamentin e ashtuquajtur për çështje hebreje në Zyrën e Sigurimit të Rajhut. Me përfundimin e luftës, Eichmann me ndihmën e Vatikanit u largua për në Argjentinë.

LEXO EDHE:  Shifra rekord nga Covid në Gjermani/ Rreth 30 mijë të infektuar dhe gati 600 viktima në 24 orë

LEXO EDHE:  Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Në maj të vitit 1960, Eichmann gjurmohet nga shërbimi inteligjent izraelit. Ai rrëmbehet dhe dërgohet në Izrael. Kundër tij zhvillohet një proces gjyqësor, në të cilin ai përpiqet të minimizojë rolin e tij gjatë Holokaustit: “Mua më vjen keq dhe e dënoj shfarosjen e hebrejve të urdhëruar nga udhëheqja e atëhershme shtetërore.” Ai deklaron se vet nuk ka qenë në gjendje të bëjë të pamundurën. “Unë kam qenë vetëm një mjet në duart e pushteteve të forta dhe forcave të fuqishme dhe të një ‘fati të pashpjegueshëm’”, përpiqet Eichmann ta minimizojë përgjegjësinë e tij. Por arsyetimet cinike dështojnë në gjyq dhe mbeten pa efekt. Gjykata e shpall atë fajtor dhe e dënon me vdekje. Eichman ekzekutohet në vitin 1962.

Adolf Eichmann kapet në Argjentinë në vitin 1960 nga shërbimi inteligjent izraelit

Kampi i përqëndrimit në Auzhvic, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Krakovit u ngrit në pranverën e vitit 1940. Në shtator të vitit 1941, komandanti i kampit Rudolf Hess jep urdhërin që të përdoret gazi me helm “Ciklon B” për të vrarë të burgosurit. Ciklon B përdorej fillimisht si një mjet dezinfektues, tymi i tij shkakton vdekjen brenda disa minutave. Që nga viti 1942, trupat SS i deportojnë hebrejtë nga e gjithë Evropa në Auzhvic. Nga viti 1943, hebrejtë, romët dhe të përndjekurit e tjerë nga nazistët vriteshin në mënyrë “industriale”: Të burgosurit vriteshin në katër dhoma gazi dhe më pas digjeshin në furra të mëdha.

Përkujtimi i vuajtjeve të pakuptueshme

Holokausti, të cilin Eichmann gjatë gjykimit të tij e ka quajtur si një “fat të pashpjegueshëm” u kushtoi jetën më shumë se gjashtë milionë njerëzve: të paktën 5.6 milionë hebrejve dhe një gjysmë milioni sintive dhe romëve. Në mënyrë sistematike janë përndjekur edhe njerëzit me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe dëshmitarët e Jehovait. Në mesin e të vrarëve kishte 1.5 milion fëmijë. Që nga viti 1996, Republika Federale e Gjermanisë zyrtarisht më 27 Janar përkujton viktimat e regjimit nazist./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen

Publikuar

-

Nga

Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshtojnë kërkesat e saj të sigurisë.

Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon.

Në qendër të kërkesave të Moskës është e ardhmja e Ukrainës. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësohen në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.

Disa prej këtyre kërkesave, si garancitë për mos anëtarësim, janë të papranueshme për NATO-n.

Qëndrimet e kundërta kanë bërë që shumë të frikësohen se po shkohet drejt një lufte. Duke folur sot me ligjvenësit rusë, Ministri i Jashtëm Serrgei Lavrov tha se nëse Perëdnimi vazhdon me këtë kurs agresiv, “Moska do të marrë hapat e duhur hakmarrës”.

LEXO EDHE:  Covid-19 është duke shkaktuar tek të prekurit një varg sëmundjesh kardiake

LEXO EDHE:  Fitohet më shumë në Gjermani/ Basha nxit qytetarët të braktisin Shqipërinë

Moska po pret për përgjigjen amerikane, tha ai, “por nuk do të presë pafundësisht”.



NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detit Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gadishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë.

Qeveritë perëndnimore po ashtu po ndihmojnë Ukrainën me armë dhe mjete ushtarke për të forcuar mbrojtjen e saj.

Disa raunde takimesh diplomatike të nivelit të lartë deri tani nuk kanë sjellë ndonjë përparim.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ukrainë. Në vitin 2014, pas rrëzimit me protesta të presidentit pro-rus të Ukrainës, Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë, si dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor industrial të Ukrainës.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në këtë rajon kanë lënë të vrarë 14 mijë vetë dhe përpjekjet për një zgjedhje paqësore deri tani nuk kanë patur rezultat./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foto+video/ Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Athinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën, mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm në Avenue Syggrou 3 ndodhi pak pas orës 06:00 dhe sinjalizoi alarmin në zonë, por krijoi edhe një skenë “lufte”.

Tashmë kanë nisur edhe hetimet për shkakun e shpërthimit ndërsa nga vlerësimet fillestare duket se bëhet fjalë për rrjedhje gazi.

LEXO EDHE:  Gjermani, arrestohet autori i dyshuar i dy vrasjeve

LEXO EDHE:  Gjermani, arrestohet autori i dyshuar i dy vrasjeve

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një 78-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar edhe një operacioni.



I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe foto dhe video, që tregojnë pasojat katastrofale të shpërthimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE