LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhëniet Rusi-SHBA/ Drejtori i CIA-s zbret në Moskë

3 Nëntor 2021, 07:59, Kosova & Bota CNA
Marrëdhëniet Rusi-SHBA/ Drejtori i CIA-s zbret në Moskë

Drejtori i CIA-s, William Burns, po zhvillon një vizitë të rrallë në Moskë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Rusi.Vizita është ndër përpjekjet e fundit të një serie kontaktesh të nivelit të lartë që tregojnë se të dyja palët duan të vazhdojnë të bisedojnë pavarësisht mosbesimit të ndërsjellë dhe një liste të gjatë mosmarrëveshjesh.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se zoti Burns kryeson një delegacion zyrtarësh të lartë amerikanë për bisedime të martën dhe të mërkurën me kërkesë të Presidentit Joe Biden.

?Ata po takohen me anëtarë të qeverisë ruse për të diskutuar shumë çështje në marrëdhëniet dypalëshe?, tha zëdhënësi.

Këshilli i Sigurimit i Rusisë tha se zoti Burns, një rusisht-folës dhe ish-ambasador në Moskë, zhvilloi bisedime me zotin Nikolai Patrushev, sekretarin e këshillit dhe ish-kryetar të shërbimit të inteligjencës ruse FSB.

Asnjëra palë nuk kanë dhënë detaje për bisedimet, por çështjet e siguirsë janë probleme të theksuara në marrëdhëniet e trazuara mes Moskës dhe Uashingtonit.

Marrëdhëniet kanë arritur një seri nivelesh rekord të ulëta që nga Lufta e Ftohtë. Shkak janë bërë çështje si sulmet kibernetike me bazë në Rusi kundër objekteve amerikane, mbështetja e Moskës për presidentin sirian Bashar al-Assad, burgosja e politikanit opozitar Alexey Navalny dhe qëndrimi iRusisë ndaj Ukrainës, vend nga i cili aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Muajin e kaluar Presidenti Biden dërgoi në Moskë për bisedime Nënsekretaren e Shtetit Victoria Nuland, eksperte e çështjeve ruse. Por vizita nuk shënoi përparime në mosmarrveshjen mes dy vendeve mbi madhësinë e ambasadave përkatëse.

Presidenti Biden u takua me homologun rus Vladimir Putin në një samit në Gjenevë në qershor. Atëherë ai tha se do të duhen gjashtë muaj deri në një vit për të zbuluar nëse të dy vendet mund të krijonin një dialog strategjik kuptimplotë.

Presidenti Putin i kritikon shpesh Shtetet e Bashkuara, por muajin e kaluar tha se kishte krijuar një marrëdhënie konstruktive me Presidentin Biden. Kremlini ka thënë se një takim tjetër mes dy udhëheqësve këtë vit është një mundësi reale./VOA

Lajmet e fundit nga