LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës/ Zbardhet vendimi

3 Nëntor 2021, 19:33, Vetingu CNA
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës/ Zbardhet vendimi

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e KPK.

Ndini Tavani kthehet në detyrë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me vendim të formës së prerë. Kujtojmë se në procesin e rivlerësimit, Tavani bindi vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, ndërsa dy të tjerët vendosën shkarkimin e tij nga detyra.

Për kriterin e pasurisë, u tha se prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar hartoi dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ngriti dyshime për ?shpërdorim detyre? në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja ?b? e ligjit nr.84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021./CNA.al

Lajmet e fundit nga