Connect with Us

Komisioni miraton listën/ Zbardhen emrat e ekspertëve që do hetojnë 25 prillin

Aktualitet

Komisioni miraton listën/ Zbardhen emrat e ekspertëve që do hetojnë 25 prillin

Publikuar

-

/

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit ka miratuar emrat e ekspertëve që do të hetojnë 25 prillin.

Tre palët, PS, PD dhe LSI kanë zgjedhur ekspertë për këtë komision emra të njohur në përballjet mes këtyre forcave politike në betejat që janë zhvilluar në KQZ, KAS apo Kolegjin Zgjedhor.

Ekspertët e PD
Marinela Ziu
Marash Logu

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/Le t'i lemë të gëzohen Ramat

Ekspertët e PS
Erdian Salianji
Mariglen Legisi

Eksperti LSI
Silva Caka

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha tenton të mashtrojë demokratët/ Zbulohet plani i kryetarit të shkarkuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha vijon të tentojë të mashtrojë demokratët, t’iu hedhë hi syve.

Edhe pse tashmë ka dalë “zbuluar” dhe demokratët e shqiptarët e kanë parë fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës, ky i fundit ende mendon se mund të “fshihet” pas vulës.

Pasditen e sotme, Lulzim Basha do të mbledhë Kolegjin e kryetarëve. Se me çfarë legjitimiteti, ndërkohë që është shkarkuar me votat e demokratëve, këtë e di vetëm ai.

Por, Basha mesa duket ka vendosur të vijojë “planet” e tij.

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse demokratët duhet të votojnë PS, lutje e stërlutje …!

LEXO EDHE:  Sondazhi në nivel kombëtar/ Ja kush i fiton zgjedhjet

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se Lulzim Basha do të shkojë të shtunën në Shkodër.

Por, pyetja që ngrihet në këtë rast është kush do ta presë?



Fakti është se tani kemi një Lulzim Bashë më të braktisur dhe më të vetmuar se kurrë./CNA.al

I shkarkuari nuk e prish gjumin e mëngjesit/ Basha vijon serialin e mbledhjeve të blinduara pasdite

Llogaritë/ Shpejtësia me të cilën deputeti Basha po e shpërbën PD-në

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI “kapet” me Kushtetuesen/ A do heshtë edhe përballë mafiozitetit të Korporatës së Investimeve?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, e ka quajtur mafioz Ligji e Korporatës së Investimeve, të cilin LSI e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Vasilit, ky ligj mafioz është produkt i blerjes së Parlamentit dy vite më parë dhe kthimit të këtij të fundit në një noterizues me pagese të interesave më të zeza të qeverisë për rrëmbimin e pronës private të shqiptarëve.

Deklarata e plotë

Ligji i Korporatës së Investimeve është paditur në Gjykatën Kushtetuese nga Levizja Socialiste për Integrim.

Ky ligj mafioz është produkt i blerjes së Parlamentit dy vite më parë dhe kthimit të këtij të fundit në një noterizues me pagese të interesave më të zeza të qeverisë për rrëmbimin e pronës private të shqiptarëve.

Ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme pra te qeverise.

Ky ligj për Krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm.

Ky ligj shkel dhunshem Kushtetutën dhe të drejtës së pronës, si dhe ligje te tjera, qe lidhen me maredheniet e prones dhe asetet publike, shto ketu edhe ligjin e Veteqeverisjes Lokale.

Ky ligj kthen në pronar absolut Kryeministrin, i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe private për të bërë me to si të dojë dhe për ti ndarë me oligarket duke vazhduar grabitjen çnjerëzore të shqiptareve dhe pasurimin kriminal të oligarkeve si klientë të qeverisë dhe pasurues të saj, pasi me ketë ligj ata mund të koncesionojnë çdo tokë lugine kodër e mal sipas qejfit si prona personale të tyre.

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse demokratët duhet të votojnë PS, lutje e stërlutje …!

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/Burra e gra çakërdisen, por vendimet i marrin 4 persona



KONKLUZIONE:

Korporata e Investimeve përfaqëson kanalizimin e çdo prone private dhe publike të qytetarëve shqiptarë, që të shkojnë në duart e kryeministrit Rama. Kjo do të thotë që tokat më me vlere do të merren nga kryeministri Rama apo oligarkët pranë tij.

Marrja me dhunë e tokës të qytetarëve të zakonshëm dhe transferimi I pronësisë tek disa investitorë shkel ne menyre flagrante me nje stil te vertete alla komunist të drejtat e njeriut për gjithë pronarët e tokave në Shqipëri.

Gjithashtu, ky ligj krijon qartësisht hapesira për pastrim parash. Me këtë Korporatë qeveria e Ramës do të kthehet në “de facto”, oligarkja e vetme në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe partneri më i madh i oligarkëve.

Në vend të mbylljes:

Gjykata Kushtetuese është serish perpara një prove të madhe për të mbrojtur interesin publik të kërcënuar si kurrë më parë.

Faktet flasin dhe ulërijnë.

Deri me tani për fatin e keq të shqiptarëve për çeshtje të tjera madhore Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur ti bishtnoje detyrimeve madhore të saj, të fshihet si struci pas pseudoarsyetimeve proceduriale apo të mbështesë kërkesat e qeverisë, duke lënë interesin publik në duart më të këqia të mafies politike pushtet dhe mafies financiare në terren.

Po presim të shohim se kë do zgjedhe këtë herë Gjykata Kushtetuese: Interesin mafioz të Qeverisë apo interesin madhor të të gjithë shqiptarëve?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta e 8 Janarit/ Escobar: Për të ardhur keq që dikush përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar  ka dënoi dhunën që ndodhi në selinë e PD-së me 8 Janar.

Ndër të tjera Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.



Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi  shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi dhe në Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike.” shprehet Escobar në  intervistën për Zërin e Amerikës./CNA.

LEXO TE PLOTE