Connect with Us

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit/ PS kërkon informacion nga Basha

Politikë

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit/ PS kërkon informacion nga Basha

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Është mbajtur këtë të mërkurë mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Socialiste ka kërkuar informacion nga Lulzim Basha dhe policia në lidhje me strukturën e mbrojtjes së votës  ngritur nga PD, para zgjedhjeve.

Në dy kërkesa, PS i ka drejtuar 17 pyetje Lulzim Bashës dhe 10 të tjera Policisë së Shtetit, në lidhje me themelimin, funksionimin dhe ringritjen e kësaj strukture. Ka qenë Toni Gogu, nënkryetari i këtij Komisioni i cili ka shtruar të gjitha pyetjet, ku edhe ka ngritur dyshime nëse ekziston mundësia që kjo strukturë e armatosur është ende aktive. Ai ka theksuar se kjo është një kërkesë për informacion drejtuar institucioneve, pra PS-ja nuk kërkon që Lulzim Basha në cilësinë e kryetari të PD-së dhe Gledis Nano, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të thirren si dëshmitarë.

Kërkesë për Lulzim Bashën, kërkojmë informacion të detajuar, kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votës, me çfarë platforme, akti që e ka themeluar strukturën në fjalë, si janë organizuar nga qendra e partisë deri në njësinë bazë, cila ka qenë skema organizative e kësaj strukture, si është financuar, mbi cilat kritere është bërë rekturimi, sa ka qenë numri i anëtarëve, cilët kanë qenë drejtuesit, lista ë anëtarësisë, veprimtaria e tyre dhe e secilën anëtarë, a ka pasur përpjekje nga drejtuesit për korrigjimin e akteve të kundraligjshme, a ekziston sot, kjo strukturë, nëse jo a ka skema të ngjashme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture.

Kërkesa e dytë i është drejtuar Policisë së Shtetit. A ka qenë në dijeni policia e shtetit për këtë strukturë, cila ngjarje për krime zgjedhore janë kallëzuar nga kjo strukturë, në sa ngjarje rezulton e përfshirë struktura e mbrojtjes së votës, në cilat qarqe kanë ndodhur, a ka patur bashkëpunim të kësaj strukture me policinë e shtetit, po denoncime?“, ka njoftuar PS.

LEXO EDHE:  “Zgjedhje të vetë-vjedhura”/ Basha sulmon Ramën

Ndërkohë, mbledhja e radhës u la të mërkurën e javës së ardhshme në orën 17:00./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas rikthimit të Berishës/ Basha ikën, fshehurazi, pa u ndier nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, ku ka mbajtur disa fjalime radhazi.

Para se të hynte në Kuvend ai është ndalur tek banorët e 5 Majit të cilët po protestojnë për shembjet e shtëpive.

Ndërkohë Lulzim Basha, i cili shpejtoi të mbante fjalimet e tij sa për sy e faqe, është larguar pa u ndierë, feshurazi pa rënë në sy.

LEXO EDHE:  Video- Sali Berisha konfirmon publikisht CityNews/Ku e drejtoi gishtin për humbjen e thellë të PD

LEXO EDHE:  “Lëvizja e Berishës po dobëson opozitën”/ Lubonja: Rama i vetmi që përfiton nga kjo  



Basha që në fillim të seancën kërkoi kryeministrin Edi Rama, por kur nuk i erdhi, siç duket ka zgjedhur të largohet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta e pranon/ Kam miq drogaxhinj

Publikuar

-

Nga

Streha e fundit e maskarenjve/ Presidenti Ilir Meta merr “nën sqetull” trafikantin e tij

Presidenti Ilir Meta, vetë me gojën e tij ka pranuar se ka miq drogaxhinj.

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në Euronews Albania, Meta komentoi edhe një prononcim të tij për gazetarët, dhënë disa ditë më parë në Korçë.

Në intervisten për Erla Mëhillin, ndërsa iu referua prononcimit në Korçë, Meta tha se “Një drogaxhi porositi gazetaren kur isha në Korçë të më bëjë pyetje për 21 janarin, e mbaj dhe si për mik”.

Por, kush është ky “drogaxhi” që porosit gazetarë?

Në fakt pyetja Metës i është drejtuar nga gazetarja e Ora News, Iris Rezhda.



LEXO EDHE:  “30 Qershori thellon krizën”/ Basha do të bëjmë gjithçka për të ndalur aventurën e Ramës

LEXO EDHE:  Basha 40 minuta kokë më kokë me Donald Lu/Çfarë u diskutua?

Dhe i vetmi pronar mediash nën hetim nga SPAK sipas Ligjit “antimafja”, për hitori të trafikut të drogës bërë në Turqi dhe Itali vite më parë, është Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaxhiu.

Ndërsa vetë gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se meqë është ajo që bëri pyetjen, Meta duhet të përgjigjet se kush është drogaxhiu, që e ka porositur.

Ajo thekson se kjo është një akuzë shumë e rëndë dhe Meta duhet të flasë me emra./CNA.al

Reagimi i gazetares së Ora News/ Kush është drogaxhiu që më porositi

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Bashës për larje parash: Të hetohen kreu i Meduzës dhe Lul Brava

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri është rikthyer në parlament ku ka deklaruar se duhet të hetohen kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha për larje parash.

Berisha tha se duhet të luftojnë krimin dhe të vendosen në hetim të plotë Rama dhe pengu i tij Basha.



Mendoj se parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës të larjes së parave. Edi Rama i akuzuar për larjen e 200 milionë euro në zonat offshore, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi. Nëse ne do të bëhemi serioz në luftën kundër krimit që ushqen krimet e tjera, duhet të vendosim në hetim të plotë kreun e Meduzës dhe pengut të tij Lul Brava.

Zonjë, protestojnë banorët për shembjen e shtëpive nga paralarësit. Shtëpitë iu shembën në kundërshtim me ligjin”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE