Connect with Us

Kërkesa e Kim për PD/ Alibeaj shkon i painformuar në emision: Të vijë Rushaj tu sqarojë

Politikë

Kërkesa e Kim për PD/ Alibeaj shkon i painformuar në emision: Të vijë Rushaj tu sqarojë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn, përkatësisht krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

Alibeaj, është pyetur nëse ka dijeni për ndonjë kërkesë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim drejtuar PD-së, ndërsë ai është përgjigjur: “Kur ta kesh zotin Rushaj këtu, ta sqaron ai nga fillimi në fund!”.

Pas kësaj përgjigje, nisi edhe një diskutim mes Alibeaj dhe moderatores Vasili, por pa marrë një përgjigje të saktë!

Vasili: Pse ju nuk keni informacion në parti se çfarë ndodh?

Alibeaj: Mos u prek kaq shumë zonja Eni nëse pi unë kafe me Fredin apo jo!

LEXO EDHE:  Senati Amerikan e zyrtarizon/ Yuri Kim ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri

Vasili: Kafe ndoshta nuk pini por përderisa vini në një studio të tillë besoj informoheni.

Alibeaj: Besoj se edhe diskutimi duhet të jetë prestigjoz se sa kafet që pi unë me Fredin.

Vasili: Nuk ju ndihmojnë këto, na jepni një përgjigje.

Alibeaj: Besoj se nuk ja vlen askujt se të merremi me temë diskutimi se ku ka shkuar Zonja Kim. Ka një kërkesë nga PD e nënshkruar nga 28 deputetë drejtuar Kuvendit për të bërë një ndërhyrje në Kushtetutë për tre çështje të rëndësishme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha dhe Gaz Bardhi kapen duke gënjyer/ Rushaj nuk është i sëmurë, ja ku ndodhet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazment Bardhi ka dalë dhe ka folur për ndryshimet e fundit në PD. Për largimin e Alfred Rushajt nga drejtimi i grupit parlamentar, Bardhi tha se ai është i sëmurë me Covid dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndaj kjo ishte sipas tij arsyeja kryesore e ndryshimit.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.



CNA.al ka bërë një verifikim të sistemit TIMS dhe rezulton se zoti Rushaj ka dalë sot në kufi të Malit të Zi drejt Kroacisë. Zoti Rushaj ish nënkryetari i PD dhe grupit parlamentar ka dhënë dorëheqjen me një vendim personal të cilin ia ka paraqitur Lulzim Bashës dhe ka zgjedhur të mos jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së por të shkojë jashtë vendit.

LEXO EDHE:  FOTOT-Çfarë po ndodh?/ Pas pajtimit, Antonela dhe Atdheu në Sarandë

LEXO EDHE:  FOTOT-Çfarë po ndodh?/ Pas pajtimit, Antonela dhe Atdheu në Sarandë

Lajmi se zoti Rushaj është i sëmurë është një fake news i artikuluar nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. CNA.al e ka verifikuar dhe të njëjtën gjë konfirmuan edhe familjarët e tij  të cilët thanë se zoti Rushaj gëzon shëndet të plotë dhe se është në një udhëtim drejt Kroacisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E zëvendësuan me Alibeajn/ Gaz Bardhi falënderon Rushajn për punën

Publikuar

-

Nga

cna politike

Sekretari i shkarkuar i PD Gazment Bardhi teksa ka folur për ndryshimet e fundit në PD, ka falenderuara Alfred Rushajn, ish nënkryetarin e PD dhe kreun e grupit parlamentar.

Në një intervistë televizive, Bardhi tha se largimi i Ruashjt ka ardhur me marrëveshje të plotë nga të dyja anët, dhe shkak sipas tij për këtë është bërë infektimi me Covid i deputetit.

Bardhi thekson se vendimi për të nuk ka të bëjë me pozicionimet politike të ditëve të fundit.

Intervista e plotë:

Gazment Bardhi: Jam informuar nga kryetari i partisë dhe nga zoti Rushaj për një dakordësi mes tyre, që në ketë moment për sfidat që grupi ka përpara, drejtimi t’i kalojë nënkryetarit tjetër të partisë, zotit Enkelejd Alibeaj

Pyetje: Pra, dakordësi mes kujt?

Gazment Bardhi: Ka patur dakordësi dhe diskutim mes zotit Rushaj dhe zotit Basha. Pra, ka qenë vendim i përbashkët i tyre. Të gjitha vendimet që janë propozuar sot në Këshillin Kombëtar, do të kalojnë më pas edhe në grupin parlamentar të PD Dua të shpreh mirënjohjen time për punën e jashtëzakonshme që ka bërë zoti Rushaj në këto momente të vështira për PD. Si kryetar grupi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, edhe pse, njësoj si pjesa dërrmuese e deputetëve, e kishte për herë të parë jeten parlamentare. E ka përballuar në mënyrën më të jashtëzakonshme të mundshme.

Pyetje: Por zoti Rushaj nuk ka qenë i pranishëm për arsye shëndetësore apo jo?

Gazment Bardhi: Zoti Rushaj, si një pjesë e kolegëve, për fat të keq, janë në kushte jo të përshtatshme shëndetësore.

Pyetje: Janë me covid?

Gazment Bardhi: Një pjesë e miqve tanë janë duke kaluar covidin.

Pyetje: Pra, nuk ka një arsyetim tjetër largimi i zotit Rushaj?

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka asnjë arsyetim tjetër. Kam patur një bisedë me të dy dhe ka qenë një



vendimarrje e përbashkët e të dyve.

Pyetje: Nga ana tjetër është propozuar si nënkryetar Kuvendi Agron Gjekmarkaj. Pse Gjekmarkaj?

Gazment Bardhi: Për shkak se zoti Alibeaj, i cili ishte nënkryetar i Parlamentit, ka kaluar kryetar i grupit parlamentar, është vlerësiar se nënkryetar i Kuvendit të jetë zoti Gjekmarkaj, jo vetëm si demokrat me kontribut të jashtëzakonshëm, por edhe si përfaqësues i botës akademike dhe përfaqësues i komunitetit katolik në Shqipëri.

Pyetje: Zoti Bardhi, nuk e pamë zotin Rushaj të angazhohej në ndonjë krititikë për zotin Berisha., siç kemi parë edhe zotin Alibeaj. Ka të bëjë edhe kjo?

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka të bëjë. Zoti Rushaj ka patur një pozicion të qartë gjatë gjithë këtij debati të brendshëm në PD. Ka qenë i rreshtuar pëkrah i institucioneve legjitimeve të PD. Ka mbajtur qendrimet e tij mbi vendimet e kryetarit të partisë për pezullimin fillimisht të zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD, duke e konsideruar këtë një vendim të drejtë të kryetarit të PD.

LEXO EDHE:  Rama takon për herë të parë kryeministrin grek

LEXO EDHE:  Ja si të visheni për një takim romantik në këtë pranverë

Pyetje: Pse nuk u ndryshua edhe nga Komisioni i Ekonomisë Sorina Koti, e cila ka qenë në krah të zotit Berisha?

Gazment Bardhi: Më duhet të sqaroj se ndryshimet e tjera në grupin parlamentar janë rrjedhojë e vendimeve të kryesisë. Nuk ka një vendim të kryesisë ndaj zonjës Koti apo ndonjë kolegu tjetër. Kanë bërë zëvendësime vetëm ndaj

kolegëve që kryesia e partisë ka marrë vendim për pezullim apo përjashtim, duke diktuar në atë vendim të kryesisë edhe lënien jashtë të funksioneve drejtuese në parti apo në grupin parlamentar.

Zonja Koti nuk ka qenë pjesë e asaj vendimarrje, pasi ai vendim është marrë vetëm për organizatorët e dhunës ndaj PD. Dhe organizatorët janë në të ashtuquajturin Komision i  Rithemelimit të PD

Pyetje: Të njëjtën gjë mund të themi dhe për Luçiano Boçin, qendron nënkryetar i grupit?

Gazment Bardhi: Në PD gjithmonë ka latur dhe do të ketë individë, të cilët nuk mendojnë si shumica. E rëndësishme është që asnjëri prej nesh, kur shprehim mendimet, apo me aktet që marrim, të mos e kalojmë atë që konsiderohet si vijë e kuqe. Aktet e dhunës, organizimi, nxitja e akteve të dhunës janë vijë e kuqe. Së dyti, të mos kryejnë veprime të tilla që cënojnë në mënyrë te pakthyeshme interesin politik dhe elektoral të PD. Nga ana tjetër, cilido prej nesh ka mendimin e vet dhe është i lirë ta shprehë qoftë në media, në struktura të partisë apo në mbledhje të organeve të partisë.

Pyetje. Keto janë vendime që hyjnë në fuqi menjëherë. Çfarë ndodh nëse zonja Duma dhe zonja Vokshi vijnë të dyja njëherësh në Komisonin e Shëndetësisë? Zonja Vokshi mund të thotë se nuk e njeh këtë vendim.

Gazment Bardhi: Kjo nuk është çështje kush njeh kë. Për fat të keq, dhe këtë po e them edhe nga pikëpamja personale, për shkak të miqësisë që kam me zonjën Vokshi, zonja Vokshi nuk është më anëtare e PD. Me vendim të kryesisë së PD është përjashtuar si organizatore e akteve të dhunës në protestën e 8 Janarit. Konkretisht, kam patur raportime nga zonja që kanë qenë pjesëmarrëse në protestë që janë organizuar për të qendruar afër personave që kryenin akte dhune për t’u përdorur si fasadë apo për t’i mbuluar këto akte. Nga kryesia e PD është vendosur që zonja Vokshi të përjashtohet nga PD. Përjashtimi nga PD, njëkohësisht nga grupi parlamentar, do të thotë që zonja Vokshi nuk mund të mbajë asnjë funksion parlamentar në emër dhe për llogari të PD. Sigurisht që grupi parlamentar i PD dhe Këshilli Kombëtar i merr vendimet me shumicë të anëtarëve dhe këtu muk bëhet fjalë që dikush i njeh apo nuk i njeh këto vendime. Këto janë vendime legjitime, që ekzekutohen nga organet përgjegjëse, në këtë rast nga Kuvendi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha zhgënjen Dumën dhe Salianjin

Publikuar

-

Nga

treshja kunder bashes

Dy nga personazhet që prisnin sot të merrnin shpërblim nga Lulzim Basha dhe që janë shfaqur të mërzitur pas mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar ku Basha emëroi sekretariatin janë Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Ky i fundit mban një post të pavlefshëm në parti, ashtu si edhe vetë Grida.



LEXO EDHE:  Rama takon për herë të parë kryeministrin grek

LEXO EDHE:  Gjosha takon Reynders, e informon për integrimin

Pra poste të cilat nuk japin asnjë të ardhur më shumë, thjesht dhe vetëm ngelen ushtarë të Lulzim Bashës në media.

Burime nga mediat, i thanë CNA.al se të dy këta personazhe kanë refuzuar të dalin në televizione dhe t’i bëjnë mbrojtje publike Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE