LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimet e trefishta ndaj SHBA/ Ushtria e Kinës, rënia ekonomike, dobësia e Bajdenit

3 Nëntor 2021, 08:58, Blog CNA
Kërcënimet e trefishta ndaj SHBA/ Ushtria e Kinës, rënia

Nga Larry Bell ?News Max?

Pekini i ka zgjeruar shumë burimet e tij të armëve ushtarake dhe provokimet kundër Tajvanit,dhe kjo në një kohë kur ekonomia e tij po pëson një rënie të tmerrshme… Por edhe pasi angazhimi dhe kompetenca e lidershipit mbrojtës të Amerikës janë vënë në diskutim pas tërheqjes katastrofike nga Afganistani.

Ndërkohë që askush nuk mund të parashikojë me siguri se ku do të çojë kjo ndërthurje e kushteve destabilizuese, është kjo e fundit -pra pasiguria nga aleatët dhe kundërshtarët e gatishmërisë apo e kapacitetit të SHBA-së për t?iu përgjigjur një sulmi të Kinës ndaj Tajvanit dhe kombeve të tjera të Indo-Paqësorit -ajo që përbën edhe rrezikun më të madh.

Investimet befasuese të kohëve të fundit, dhe përparimi në teknologjitë e avancuara të armëve, të kombinuara me shfaqjet e agresivitetit, nënvizojnë qartazi vendosmërinë e Pekinit për t?u bërë fuqia kryesore ekonomike dhe ushtarake globale deri në mesin e këtij shekulli. Kjo aspiratë është artikuluar nga presidenti Xi Jinping që në vitin 2011, dhe u miratua si një politikë zyrtare në vitin 2017 gjatë Kongresit të XIX-të të Partisë Komuniste të Kinës.

Në gusht të këtij viti, Kina testoi një raketë hipersonike me aftësi bërthamore. Ky është një lajm shqetësues, sepse pasi lëshohen për një kohë të shkurtër në orbitë, raketa të tilla mund të rikthehen sërish dhe të godasin objektiva në çdo pikë të globit përpara se sa të arrijnë të zbulohen nga radarët.

Ky test pasoi zbulimin në fillim të këtij viti të imazheve satelitore, që treguan se Kina po ndërton më shumë se 300 kapanone të reja të lëshimit të raketave bërthamore balistike ndërkontinentale (ICBM) në shkretëtirën e saj ne perëndimor të vendit.

Nga këto kapanonte mund të lëshohen më shumë se 1550 armë bërthamore, sa ç`është dhe numri i bombave operacionale që lejohen të kenë SHBA-ja dhe se Rusia sipas marrëveshjes së re NEË START të vitit 2009. Raketat e reja balistike ndërkontinentale të Kinës, ICBM, janë vendosur pranë një rrjeti hekurudhor dhe rrugor që mund të ruhet dhe fshihet në një rrjet tunelesh prej 4.988 km që shtrihen në të gjithë vendin.

Sipas Qendrës Amerikane për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare, 1 nga ato raketa – DF-41 ICBM me rreze të gjatë – është projektuar të mbajë deri në 10 armë bërthamore që funksionojnë në mënyrë të pavarur, dhe që kanë një fuqi që varion nga 20 deri në 250 kiloton.

Baza e raketave në ndërtim e sipër në Kinë dhe e zbuluar së fundmi, vlerësohet se mund të strehojë më shumë se 100 raketa të reja balistike ndërkontinentale DF-41. Kjo së bashku me një raketë të re të lëshuar nga nëndetëset dhe që mban 6 bomba bërthamore,dhe një avion bombardues i ri, mund t?i japë mundësi Kinës të vendosë në gatishmëri më shumë se 3.000 bomba luftarake në vend të350 bombave që dihet se ka zyrtarisht.

Përveç kësaj, Kina ka 6 nëndetëse të reja bërthamore të pajisura me raketat hipersonike JL-3, të cilat janë të afta për të shmangur mbrojtjen raketore të SHBA-së, së bashku me avionët bombardues H-6 që kanë aftësi të bartin armë bërthamore.

Gjatë një periudhe 4-ditore në muajin gusht, Pekini dërgoi rreth 150 avionë luftarakë, përfshirë disa nga bombarduesit me aftësi bërthamore, mbi zonën e mbrojtjes së Tajvanit. Kina pretendon se ishulli është një provincë e saj, dhe është zotuar se nëse është e nevojshme do ta marrë atë edhe me forcë.

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Kiu Kuo-Çeng i ka cilësuar tensionet aktuale me Kinën si më të rëndat në 40 vitet e fundit. Ai ka paralajmëruar se ndërsa Pekini është tashmë i aftë të nisë një sulm, ai do të jetë plotësisht i përgatitur për të ndërmarrë një pushtim të ishullit brenda 3 viteve të ardhshme.

Ndërsa ka spekulime në rritje se Kina mund të lëvizë për të rimarrë Tajvanin, koha dhe natyra e një veprimi të tillë mund të ndikohen – herët a vonë – nga përkeqësimi i kushteve ekonomike si dhe nga vlerësimet strategjike të Pekinit lidhur me reagimin e SHBA-së.

Ekonomia e Kinës po rritet me ritmin më të ngadaltë vjetor në dekadat e fundit, pasi vendi po përballet me mungesën e energjisë, pengesa në furnizime, si dhe me ngadalësimin e sektorit të pasurive të paluajtshme. Këto të fundit janë rënduar tej mase nga kompania e madhe ?Evergrande? e financuar shumë nga qeveria, dhe që luan rolin kryesor në një industri që kontribuon me gati 1/3 e PBB-së së vendit.

?Evergrande?ka më shumëse 300 miliardë dollarë borxh.Leland Miller, kreu ekzekutiv i kompanisë së parashikimeve ekonomik ?China Beige Book International?, e barazon modelin operativ të ?Evergrande? me një skemë piramidale Ponci, që u merr hua kinezëve,duke u premtuar një numër gjithnjë në rritje apartamentesh familjeve kineze, dhe më pas i përdor paratë për të shlyer kreditë e prapambetura.

Vështirësitë e ?Evergrande?, përbëjnë një kujtesë se ekonomia politike e Kinës është bërë më e paqëndrueshme, gjë që e ka bërë Pekinin edhe më të paduruar për ta zhvendosur Amerikën si fuqia dominuese e globit. Pekini ka arsye të forta të mendojë se çdo organizim i një sulmi ndaj Tajvanit, duhet të përfitojë nga lidershipi aktualisht i dobët dhe konfuz i Amerikës në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon.

Media shtetërore e Kinës, ka raportuar se tërheqja e SHBA-së nga Afganistani sinjalizoi ?fillimin e fundit të hegjemonisë së SHBA-së?si dhe fundin e besueshmërisë ushtarake të Uashingtonit. Madje, Partia Komniste e Kinës e paralajmëroi Tajvanin se rënia e Kabulit ishte një provë se Tajvani e kishte humbur aleatin e tij më të mirë në luftën e saj për pavarësi.

Ndërkohë presidenti Xho Bajden nuk u soll në asnjë mënyrë të besueshme për të hedhur poshtë dyshime të tilla. Kur u pyet nga spikeri i CNN, Anderson Kuper, gjatë diskutimit të tij të fundit në Town Hall:?A mund të zotoheni se do të mbroni Tajvanin??, Bajden u përgjigj:?Po, ne kemi një angazhim për ta bërë këtë?.

Politika aktuale e SHBA-së ndaj Tajvanit është ?paqartësia strategjike? në lidhje me synimet e SHBA-së, ku Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin e angazhon SHBA-në ta ndihmojë Tajvanin të mbrohet, por nuk përfshin një angazhim të ngjashëm me NATO-n për të shkuar në luftë në mbrojtje të demokracisë së ishullit.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë u tërhoq shpejt nga konfuzioni i dukshëm i Bajdenit mbi këtë çështje, rreziku më i madh është se tani kemi një president që beson se ngrohja globale dhe supremacistët e bardhë janë kërcënime më të mëdha për botën, sesa maoistët gjakftohtë të Pekinit.Unë kam frikë se Tajvani është vetëm fillimi.

Shënim:Larry Bell, profesor në Universitetin e Hjustonit. Libri i tij i fundit titullohet ?Çfarë i bën njerëzit vërtetë të jashtëzakonshëm?.

https://www.newsmax.com/larrybell/triple-threats-china-military-economic-decline-biden-weakness/2021/10/27/id/1042182/

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

17:18 Blog

Ora më idiote

“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...

Lajmet e fundit nga