Connect with Us

“Kemi hyrë në pikën e riskut”/ Peleshi mbledh kryebashkiakët: Si t’i përballojmë pasojat e reshjeve

Politikë

“Kemi hyrë në pikën e riskut”/ Peleshi mbledh kryebashkiakët: Si t’i përballojmë pasojat e reshjeve

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në prag të sezonit të dimrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako kërkuan bashkëpunimin e ngushtë të drejtuesve të pushtetit vendorë për të marrë të gjitha masat për përballimin e pasojave që mund të sjellin reshjet e shiut.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit si dhe me prefektët e 12 qarqeve, Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje faktin se tashmë Shqipëria ka hyrë në zonën e riskut të lartë, në bazë edhe të raportit vjetor të riskut botëror.

Ne tani jemi në sezon dhe do përqendrohemi më tepër te menaxhimi i pasojave, sepse nuk është se kemi kohë sot të flasim për shkakun, për parandalimin e përmbytjeve, por gjithsesi investimet edhe puna e përbashkët për të reduktuar riskun më afatgjatë përmes investimeve dhe punës së koordinuar duhet të jetë një paralele që duhet të na shoqërojë vazhdimisht. Sistemi i ringritur ose i rishikuar sot për sot është një Agjenci Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila funksionon nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes që është autoriteti që koordinon të gjitha forcat, të gjitha institucionet që kanë një rol për të luajtur në përballimin e emergjencave”,- u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Ndërsa shprehu falenderime për punën e kryer gjatë periudhës së verës me zjarret, por edhe në rastet e përmbytjeve, Z.Peleshi vuri theksin në një koordinim më të mirë mes bashkive dhe institucioneve qendrore.

Ajo që nuk duhet të ndodhë në të ardhmen është që një bashki e caktuar duke menduar që sado të agravohet një emergjencë do të vinë ata të emergjencës së Tiranës, do futet ushtria e do ta zgjidhë punën dhe të flejë gjumë, kjo nuk na bën mirë as juve jo e jo që jeni përgjegjës për të kontrolluar dhe mbrojtur komunitetet tuaja, por edhe ne pastaj na bëhet shumë e vështirë të neutralizojmë një emergjencë. Duhet të kemi një reagim të hershëm, duke vënë funksion edhe komunitetin, i cili duhet të ndërgjegjësohet për të lajmëruar në mënyrë që të parandalojmë sa më shpejt emergjencën, në rast se kjo nuk ndodh pastaj përmasa mund të jetë aq e madhe saqë edhe gjithe FA, të gjitha mjetet tona apo të institucioneve të tjera mund të mos mjaftojnë”, u shpreh Peleshi.

LEXO EDHE:  Buxheti për vitin 2022/ Peleshi: Do rrisim me 30% pagesat e ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se qeveria ka menduar një mbështetje financiare mbi 20 milionë dollarë për emergjencat civile.

Ne kemi këtë vit rreth 2,1 miliardë pra më shumë se 20 milionë dollarë buxhet për EC, e cila do të ndahet pak a shumë në mes, pra 1,1 miliardë do të thotë 11 mln dollarë do të jetë si transfertë e kushtëzuar për bashkitë, 600 milionë do të transferohen në buxhetet tuaja nga Ministria e Financave përmes Ministrisë së Mbrojtjes”,-sqaroi ministri Peleshi, duke shtuar se buxheti për emergjencat asnjëherë nuk është i mjaftueshëm, por këtë herë ai jep mundësitë për t’i përballuar ato më mirë.

Një risi gjithashtu, sipas ministrit Peleshi është edhe fondi prej 800 milionë lekësh për investimet në fushën e mbrotjes dhe parandalimit të Emergjencave civile, i cili do të transferohet tek bashkitë për projekte, të cilat do të seleksionohen nga një komitet që do të ngrihet dhe do të bëjë përzgjedhjen e propozimeve nga njësitë vendore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qindra demokratë nisen nga Korça drejt Tiranës/ Drejt protestës për Shtëpinë e Demokratëve

Publikuar

-

Nga

Një pjesëmarrje jashtëzakonisht masive pritet në protestën e sotme. Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, raportohet se mijëra demokratë janë nisur në drejtim të Tiranës, për t’u mbledhur në orën 12 para selisë së PD-së.

Nga Korça raportohet se janë nisur drejt Tiranës rreth 300 demokratë, nga Devolli rreth 200 nga Devolli dhe qindra të tjerë nga Maliqi, Pogradeci, Kolonja, siç raporton Syri Tv.

LEXO EDHE:  Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

LEXO EDHE:  Rrëfehet Peleshi/ Ja cila do jetë puna ime e parë si ministër i bujqësisë



Numri i tyre parashikohet të jetë më i lartë pasi transporti bëhet me mjete private. Atyre iu është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete.  Pra, pritet që në Tiranë të mbërrijnë rreth 1000 demokratë nga juglindja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nis provokimet ndaj demokratëve/ Hedh në sulm Gazment Bardhin me mesazhe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një orë para se të mbahet protesta, Lulzim Basha, ka thirrur një mbledhje në selinë e PD-së.

Me anë të një mesazhi dërguar nga Gazment Bardhi, Basha sot në orën 11,  ka thirrur, Kolegjin e Kryetarëve, për një mbledhje, me pretendimin se të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit.



“Të nderuar Kryetarë,

Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Gazment Bardhi./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rreth 3 orë e 30 minuta para protestës/ Basha ngujohet në seli

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lulzim Basha, është zgjuar më herët se kurrë sot. Ai është parë mëngjesin e sotëm rreth orës 8 e 20 minuta, siç raportojnë gazetarët në terren, të hyjnë në selinë e PD.

Në selinë të cilën e ka blinduar dhe nuk lejon asnjë zë kundër tij që të futet brenda.



Ndërkaq, sot në orën 12, para selisë së PD, ku duket se Basha ka shkuar të ngujohet do të zhvillohet një protestë kombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE