LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jam hetuar si asnjë politikan tjetër”/ Mediu: Mos luani me dhimbjen e familjarëve

3 Nëntor 2021, 15:46, Aktualitet CNA
“Jam hetuar si asnjë politikan tjetër”/ Mediu: Mos luani

SPAK ka kërkuar rikthinim e hetimeve për Fatmir Mediun në lidhje me rastin e Gërdecit. Kujtojmë se Mediu atë kohë ishte ministër i Mbrojtes.

Në lidhje me rihapjen e këtyre hetimeve ka reaguar edhe ish ministri. Në një konferencë për media ai është shprehur se  nuk ka pasur asnjë shqetësim teknik dhe ka dhënë dorëheqjen vetëm sepse ndihej moralisht fajtor.

Mediu ka deklaruar se është hetuar kjo çështje edhe më parë dhe në mënyrë indirekte ka lënë të nënkuptuar që këto hetime duhet të mbyllen.

?Asnjë shqetësim nuk është paraqitur në lidhje me sigurinë teknike. Në atë kohë kam dhënë dorëheqjen. Duke u ndjerë moralisht fajtor. Dorëheqja erdhi edhe nga dhimbja e madhe për te gjithë familjarët. Në lidhje me hetimet asnjëherë nuk jam shmangur. Nuk është e vërtetë që nuk ka pasur hetim. Përkundrazi jam hetuar unë dhe familja ime si asnjë politikan në shqipëri. Unë asnjëhërë nuk kam kërkuar që të mos hetohet apo gjykohet në lidhje me këtë çështje ashtu si është thënë shpesh herë. Është abuzuar.

Ajo që SPAK kërkon tani janë çështje tashmë të gjykuara nga prokuroritë të cilat kanë dhënë verdiktin e tyrë.

Është spekulant, abuzues dhe luajnë me dhimbjen e familjarëve. Këto fakte janë publike dhe të gjithë kanë të drejtë ti shohin?, është shprehur Mediu.

Lajmet e fundit nga