LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për “Gërdecin”/ Fatmir Mediu thyen heshtjen, reagon për herë të parë

3 Nëntor 2021, 15:39, Politikë CNA
Hetimet për “Gërdecin”/ Fatmir Mediu thyen heshtjen,

Rihapja e hetimeve për çështjen e Gërdecit ka ?zgjuar? kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Në një konferencë për mediat, Mediu u shpreh se nuk i është shmangur asnjë herë drejtësisë, ndërsa theksoi se kërkesa për rigjykim nuk solli asnjë dobi.

Sipas tij, pas gjithë këtyre akuzave qëndrjnë interesa politike, që kanë publikuar lajme të rreme.

?Dua të them se janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin penal dhe se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjare ka interesa politike. Nuk kam reaguar , por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekuloje,. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë met ë gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim?, tha Mediu./CNA.al

Lajmet e fundit nga