Connect with Us

Foto-Skandali/ Gropë ndërtimesh tek Parku i Liqenit në Tiranë?  

Politikë

Foto-Skandali/ Gropë ndërtimesh tek Parku i Liqenit në Tiranë?  

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, me premtimin se nuk do të jepte më leje ndërtimi.

Përsa kohë ka apartamente të cilët rrinë bosh, ne nuk do të japim asnjë leje ndërtimi. Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeriu që ndërtoi pallate”,-deklaronte Veliaj në vitin 2015.

Një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, përkundrazi, Tirana nuk frymon më nga ndërtimet e shumta, në çdo cep e në çdo rrugë.

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku zhyt më tej Bashën/ Asnjë shkollë e rindërtuar apo ndërtuar nga Luli

Kryeqyteti me në krye Erion Veliajn është kthyer në një kantier ndërtimi, ku diku hapen themele të reja, e ku diku lartësohen pallate e kulla.

Por, mesa duket babëzia nuk ka të sosur. CNA.al ka siguruar disa foto, ku dyshohet se një tjetër gropë ndërtimi po hapet tek Parku i Liqenit në Tiranë.

Pra, jo vetëm gjithë Tirana është shndërruar në një kantier ndërtimit, por babëzia nuk po kursen as ato pak pemë që kanë ngelur tek kodrat e Liqenit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy të rinj në Tiranë/Veprat penale që rëndojnë mbi to

LEXO EDHE:  Senati Amerikan zbarkon në Tiranë, Maqedoni dhe Kosovë/ Kërkohet informacion për peshqit e mëdhenj



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  Vrasja në Tiranë/ Shpallet në kërkim Domart Konjari

LEXO EDHE:  Senati Amerikan zbarkon në Tiranë, Maqedoni dhe Kosovë/ Kërkohet informacion për peshqit e mëdhenj

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE