LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-“FIX DELIKATESË”/ Inaugurohet dyqani unik në qytetin e Korçës

3 Nëntor 2021, 13:06, Aktualitet CNA
Foto-“FIX DELIKATESË”/ Inaugurohet dyqani unik në qytetin

Kompania e sallamerisë ?FIX?, ka inauguruar dyqanin unik në qytetin e Korçës, ?FIX Delikatesë? i cili së shpejti do të zgjerohet dhe në Tiranë.

?Pa dyshim që atraksionit turistik të Korçës mund të themi që i është shtuar dhe investimi më i fundit i kompanisë ?FIX? me krijimin e dyqanit të parë të rrjetit ?FIX Delikatesë? i cili së shpejti do të zgjerohet dhe në Tiranë.

Një koncept unik për kategorinë e mishit, sallamerisë, bulmetit, erëzave dhe asortimenteve të tjera shoqëruese.

Vizioni i kompanisë ?FIX? është krijimi i produkteve model për nga veçoritë ushqyese dhe cilësisë, dhe së fundmi krijimi i modelit të parë në Shqipëri të dyqanit ushqimor përmes zbatimit të konceptit ?Delikatesë? i mirënjohur në Europë.

Kombinimi i mjeshtërisë në përgatitjen e produkteve, me dizajnin unik të hapësirës së brendshme dhe komoditetin e shërbimit, bën të mundur të përjetoni një eksperiencë vërtetë unike në llojin e saj në Shqipëri.

FIX Delikatesë!?-thuhet në njoftimin e kompanisë.

Për më tepër shikoni galerinë e fotove më poshtë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga