Connect with Us

Falsifikonte dokumentet e pronave/ Apeli lë në burg ish-kreun e Kadastrës Vlorë

Aktualitet

Falsifikonte dokumentet e pronave/ Apeli lë në burg ish-kreun e Kadastrës Vlorë

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë “Arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci.

Në gjykatën e Apelit në Vlorë, bashkë me Trocin, mbërritën edhe Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Duni.

Punonjësit e paraburgimit kanë paraqitur një kërkesë të këtyre tre shtetasve, të cilët nuk u prezantuan në sallën e gjyqit, por ia lanë mbrojtjen e tyre në dorë avokatëve.

Troci u arrestua sepse akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht si një nga organizatorët kryesorë të grabitjes së dosjeve të qarkut.

LEXO EDHE:  Francë arrestohen 7 shqiptarë me heroinë dhe arsenal armësh

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Trocit, policia gjeti edhe një shumë parash prej 65 mijë eurosh.

Historia me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi e Himarë kishte vijuar prej 3 vitesh, ku të përfshirë janë Klodian Troci, drejtori i administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino dhe 51-vjeçari Spiro Duni, banor i Himarës.

Personat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin nëpërmjet skemave të tjetërsimit të dokumenteve të pronave, duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  “Vendim absurd”/ Avokati i Margjekës thirrje politikës: Nevojitet Gjykata e lartë dhe ajo Kushtetuese

LEXO EDHE:  Francë arrestohen 7 shqiptarë me heroinë dhe arsenal armësh



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  “Vendim absurd”/ Avokati i Margjekës thirrje politikës: Nevojitet Gjykata e lartë dhe ajo Kushtetuese

LEXO EDHE:  Rryshfet në Shkodër/ Tentoi të korruptonte policin për rripin e sigurimit



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE