LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Facebook dhe Instagram shfaqin sërish probleme/ Ndalojnë së punuari për miliona përdorues

3 Nëntor 2021, 19:57, Tech CNA
Facebook dhe Instagram shfaqin sërish probleme/ Ndalojnë së

Tre aplikacionet më të përdorura nga miliona përdorues në të gjithë botën, Facebook,  Instagram dhe Mesenger kanë shfaqur sërish probleme për përdoruesit.

Problemet kanë nisur që prej orës 17:30 të pasdites së sotme, ku dërgimi i mesazheve ka qenë i pamundur për shumë përdorues.

Defekti vjen vetëm pak javë pas ndërprerjes së gjatë të kompanisë e cila së fundmi e ndryshoi emrin duke u quajtur Meta.

Kujtojmë që më 4 tetor të tre aplikacionet ndaluan së punuari për përdoruesit për disa orë. Të njëjtin problem shfaqi edhe Whatsapp, i cili gjithashtu është në pronësi të Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga