Connect with Us

E nëse SPAK-u, këtë herë do nxjerë tym të bardhë, tek hetimi i “Call-Centerave”

Opinione

E nëse SPAK-u, këtë herë do nxjerë tym të bardhë, tek hetimi i “Call-Centerave”

Publikuar

-

/

Nga Elton Qyno

Një lajm i nxjerë këto ditë në media, solli shkëndijën, duke i vënë flakën rrjetit, se një hetim intesiv ishte nisur nga prokuroria e posaçme SPAK, kundër pronarëve të Call-Centerave.

Ky hetim duket, se ka vënë përpara rreth 15 subjekte, biznesi që operojnë në Tiranë në fushën e tele-marketingut, dhe nuk është hetim i nisur këto dy-tre ditë.

Hetimi ka nisur këtu e 4 vite më parë dhe as SPAK-u as prokuroria e Tiranës, nuk kanë mundur ti çajnë dot. Dosjet e ardhura nga Gjermania, Holanda, Belgjika, Zvicra e disa vende të tjera në Afrikë, kanë qënë në kuadër të verifikimit, pra të procedurës së ekzekutimit të një letërporosie, që kishin dërguar këto shtete në Shqipëri.

Kjo pasi qytetarët e tyre ishin mashtruar me shuma të mëdha financiare dhe aq më tepër që një raport i Drejtorisë së Pastrimit të Parave, evidentonte hyrjen e shifrave të mëdha fiannciare në llogaritë e këtyre kompanive të telekomunikacionit.

Sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave, transaksione me shifra të mëdha parash, kishin mbëritur nga disa vende të Afrikës dhe Evropës, në bankat e nivelit të dytë në Tiranë.

Hetimi në fillim ka nisur për pastrim të produkteve të veprës penale, pasi dyshohej se ishte bërë një mashtrim i madh, dhe ndaj këtu e 4 vite më parë dosja i kaloi Krimeve të Rënda në atë kohë.

Krimet e Rënda u shkrinë dhe dosja mbeti tek SPAK-u. Në SPAK, këtë çështje e ka një prokuror. Ky prokurori e di mirë kush janë pronarët e Call-Centerave, lidhjet e tyre me politikën, presidencën dhe biznesin e Tiranës.

Dy nga këto Call-Centera, që janë pjesë e verifikimit ushtrojnë aktivitet në dy kullat pranë Stadiumit “Air Albania”. Aty kanë qënë dhe aty do vazhdojnë të mbeten, duke punuar qetësisht dhe butësisht.

LEXO EDHE:  Ping-pong me Fatos Lulon/ GJKKO zbardh dështimin e SPAK në hetimin për ish-gjyqtarin

Dy të tjera janë shumë pranë godinës së xhamtë të SPAK-ut, as 100 metra larg kësaj godinës. Katër vjet dosja në duart e prokurorit, katër vjet ushtrim biznesi i rehatshëm dhe fitimprurës.

Një tjetër Call Centër, që është pjesë e verifikimit katër vjeçar të prokurorisë, lidhet dhe me një emër të njohur në biznesin e inceneratorëve në Shqipëri, që ka depërtuar dhe në fushën e Telekomunikimeve.

Janë dhe të tjerë jo pak të rëndësishëm.

E të gjithë këta mbajnë njëri-tjetrin. E të gjithë këta nëse bashkojnë buxhetin financiar, jo që na e blejnë prokurorin, por na e blejnë SPAK-un me gjithë godinë, e truall bashkë.

E nëse SPAK-u, këtë herë vërtet e ka seriozisht, se po kryen një hetim të madh, ne s’na ngelet gjë tjetër veçse të rimë dhe të shohim nga oxhaku i SPAK-ut, nëse për këtë çështje do dali tym i bardhë apo jo.

Por fakti që drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ditën që doli ne media lajmë për hetimin e Call-Centerave, telefonoi gazetarët një e nga një duke i thënë se lajmi ishte i pavërtetë, tregon qartë se edhe këtë herë SPAK-u, nuk e ka seriozisht për të çuar deri në fund këtë çështje.

Ndaj që kjo dosje me 15 subjekte “Call-Centera” në verifikim, kur ka qëndruar nja 4 vjet në dorë të prokurorëve dhe oficerevë, nuk besoj se përbën shqetësim se po vijon të qëndrojë dhe nja 4 vjet të tjera në dyshemenë e një zyre të SPAK-ut./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Lutfi Dervishi/ Spektakël…

Publikuar

-

Nga

1.

Më shumë se informacioni për motin, që të ndash mendjen se çfarë veshje të duhet për ditën, që të marrësh apo jo çadër me vete, dhënia e motit këtu i ngjan një mini pasarelë, ku një fëmijë, (po të ishim anëtar të BE-së do të dënoheshim për shkelje të direktivës europiane për punësimin e të miturve), flet për presionin atmosferik në të cilën ndodhet në vendi ynë, rajoni dhe më gjerë.

Nëse sheh motin në çfarëdo televizioni perëndimor, gjëja e parë që të bie në mendje është mosha e prezantuesit, pastaj veshja serioze që nuk ka shans të shpërqëndrojë dhe në fund, por jo nga rëndësia është gjuha e thjeshtë dhe e qartë për motin sot dhe parashikimin për nesër.

Nuk dihet me siguri se kush ka patur idenë gjeniale që moti këtu duhet të kthehet në një spektakël në fund të të cilit gjëja e parë që të shkon në mendje është të marrësh celularin dhe të shikosh vetë nëse kur të dalësh jashtë do të presin “vranësira të ç’rregullta” apo mot me kthjellime!

2.

Nuk e kam kuptuar kurrë pse duhen tallur disa vajza publikisht, duke i përdorur si dekor apo ku e di unë se çfarë..,, ndërkohë që nëse vërtet kanë pasion gazetarinë sportive u duhet dhënë kohë të “piqen”, të mësojnë, të ushtrohen, të zgjedhin modelet më të mira jashtë dhe të sprovohen duke dëshmuar seriozitet dhe kopetencë. Sporti në Shqipëri e veçanërisht futbolli nuk është thjesht lojë, është një fe. Ka qindra mijëra ndjekës. Gazetaria sportive është nga zhanret më të preferuara të gazetarisë se rrallë qëllon që të raportohet gabim. Nëse ndeshja ka mbaruar 2-0, të gjithë gazetarët dhe komentatorët bien në një mendje dhe nuk ka debat rreth këtij fakti dhe nuk ke nevojë të bësh fact- checking për të provuar se ndjeshja ka përfunduar 2-0! Por nëse sheh një emision sportiv në një vend tjetër- kudo qoftë ai, ata nuk vendosin “fëmijë” në program për të thënë: “publicitet” apo “po ti çfarë mendon?”, drejtueset sportive atje të japin ujë në bisht të lugës, njohin lojën, njohin lojëtarët dhe dinë se për çfarë flasin e dinë si dhe për çfarë të pyesin. Ndoshta nuk janë shumë të “bukura”, ndoshta nuk kanë shpenzuar shumë për silikon, por bukuria e tyre shfaqet në mençurinë dhe mënyrën se si i trajtojnë të ftuarit apo të intervistuarit. As më shumë as më pak ky është respekt për publikun.

3.

Nëse sheh një program politik në një televizion tjetër dhe bën krahasimin me shumicën e programeve këtu, duhet të kesh tri duar: një për t’i rënë ballit, një për të mbajtur mjekrën dhe një të tretë për të ndryshuar kanalin. Atje diskutohet për problemin/temën/idetë, zgjidhjen dhe përgjegjësitë. Këtu është kultura e kacafytjes dhe pyetja më e fortë është: e di ti kush jam unë?! E ke parasysh ti se me kë po flet?! Këtu mbizotëron spektali.

Po gjetkë si ndodh?!

Së pari këto emisione nuk i gjen në “prime time’, së dyti nuk janë emisione maratonë, së treti, janë emisone me strukturë dhe është e qartë edhe në fillim edhe në fund se për çfarë po diskutohet dhe së katërti: cilësia e të ftuarve dhe e moderatorit është e padiskutueshme. Për fjalë të thëna pa vend, kur mendonte se nuk ishte në transmetim, një gazetare ditët e fundit në Spanjë u pushua nga puna. Këtu shpesh gara bëhet se kush do të flasë broçkulla më shumë. Dhe rrezikon të ikë nga puna ai/ajo që thotë ndonjë gjë me mend!

LEXO EDHE:  Inspektori i Drejtësisë e ndëshkoi/ Zbardhen lëvizjet financiare të prokurores së Tiranës

LEXO EDHE:  SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun/ Lala: Peshqit e mëdhenj lundrojnë të lirë



4.

Nëse sheh një seancë Parlamenti gjetkë dhe bën krahasimin me seancën e Parlamentit këtu, dallimi është i qartë edhe për vetë aktorët e këtushëm që dhurojnë spektakël! Parlamentet nuk janë imunë ndaj tensionit, debatit dhe tek -tuk edhe konfrontimit fizik. është më mirë të “kacafyten” në sallën e Parlamentit përfaqësuesit e popullit sesa të tensioni të zbresë në salla e sheshe tek njerëzit. Kjo aksiomë është stërprovuar në Shqipëri. Por Parlamenti ynë dallon thelbësisht në individët e spikatuar që ofron. Veçanërisht Parlamenti i shkuar i mbushur me listën fundore të opozitës do të mbahet mend për spektaklin që dhuroi me larminë e karaktereve të denja për estradat e dikurshme të ushtarit.

Parlamenti është baza e pushtetit, është institucioni që kontrollon qeverinë dhe prej të cilit burojnë institucionet e pavarura. është vendi ku qeveria jep llogari. është vendi ku pakica ka pothuaj po aq të drejta sa edhe shumica. është vendi ku bëhet kuvendi. Spektakli politik ka plot vende të tjera për t’u zhvilluar. Parlamenti gjykohet nga sasia dhe cilësia e ligjeve që miraton, nga cilësia e interpelancave dhe rezultatet e komisioneve hetimore, por edhe nga të të qenit në sintoni me shqetësimet e vendit.

5.

Nëse ka një ngjarje të rëndë “atje” dhe e krahason me ngjarjen e rëndë këtu; atje mungon ajo që këtu është me tepri: spektakli. Ajo që quhet etikë në raportim, vetëpërmbajtja për raportimin e kronikës së zezë, empatia për familjarët në zi, dhe ndjeshmëria për efektin që mund të ketë në komunitet lajmi, jo vetëm që neglizhohet, por shkelet vrazhdë me të dy këmbët. Dhe nuk është fjala vetëm për rrjetet sociale dhe portalet, por edhe për median tradicionale. Ka plot ngjarje të rënda që ndodhin “gjetkë”, por nuk ka ngut për të publikuar identitetet e plota të njerëzve të dyshuar apo të përfshirë në krim, nuk publikohen foto të të dyshuarve apo viktimave dhe tregohet kujdes në përshkrimin e ngjarjes duke mënjanuar detaje të panevojshme! Ne kemi në qendër të vëmendjes në raportim kuriozitetin e sëmurë dhe tek tuk edhe pervers dhe jo rrallë ngatërrojmë ngjarjet me “interes publik” me ato “interesante për publikun”.

Rendja për shikueshve dhe përdorueseve ka sjellë në bjerrjen e cilësisë së produktit mediatik. Sa kohë që “pëlqehet”, apo “shikohet shumë” aq më shumë shkohet drejt banalitetit dhe mediokritetit. Ngjarjet e rënda për vetë natyrën e tyre e kanë të garantuar interesin publik – ajo çka lipset është profesionalizimi dhe etika. Shembuj të mirë ka kudo. Mund të merren mësime të vlefshme nga vende me demokraci të konsoliduar dhe traditë në shtypin e lirë. Sikundër mund të vijohet me spektaklin e “kronikës së zezë” ku nuk e merr vesh i pari të dytin dhe titujt e mëdhenj dhe alarmues të një dite zhduken sikur të mos kenë ekzistuar kurrë ditën pas ardhëse.

Meqë jemi te rendi. E mbani mend spektaklin që shoqëroi nisjen, por jo bitisjen e OFL (Operacioni Forca e Ligjit). Rezultati? Një apo dy makina të sekuestruara nga bota e krimit, por nëse askush nuk di të thotë se cili ishte rezultati dhe kosto e këtij operacioni, gjithkush mban mend spektaklin e dhuruar në ekranin e madh të TV dhe ekranet e vogla të celularëve.

6.

Nëse sheh një spektakël atje dhe bën krahasimin me spektaklet këtu- dallimi është tek dita dhe ora e transmetimit që vendosen në shërbim të publikut. Si rregull i gjen në fundjavë dhe në orare të përshtatshme për publikun. Këtu spektaklet mezi gjejnë vend gjatë ditëve të javës sepse gjithçka është kthyer në spektakël

Në një vend ku çdo gjë është spektakël, nuk ka vend për spektaklin!/E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ E shkuara që akoma vret

Publikuar

-

Nga

Në një market lagjeje, ku shiten edhe libra, pashë një grua që i bërtiste zonjës në banak. A e di se kush është ky? Më ka vrarë të gjithë familjen, m’i vrau e m’i zhduku. Sot jam e vetme këtu, e vetme. Një e arratisur me turmën. Nuk ma hap kush derën. Nuk më merr kush në telefon. Ky është një ndyrësirë. Një farë e keqe për njerëzimin. Dhe ju e publikoni, e shisni, thoshte ajo. Tunde në ajër një libër, por tjetra përballë mblodhi supet.

Me një durim të kulluar ia ktheu se ndjente keqardhje për familjen e saj të humbur. Se do ia përcillte mesazhin atyre që kishte mbi krye etj. Por gruaja nuk u mjaftua me aq, i kërkoi numrin e telefonit të bordit të kompanisë, la librin në banak dhe doli kaq e lodhur, kaq me lot, plot me gulçe dhe humbi përjashta në të përditshmen tonë. U bëra kureshtar dhe u afrova. Gruaja e banakut hoqi kopjet nga vitrina. Bëhej fjalë për një libër enciklpodei mbi 25 emra që i kishin dhënë si të thuash fytyrën shtetit të Floridës. Aty kishte plot personalitete, bamirës t; mëdhenj në shtrirjen e rrjetit rrugor.

Si rasti i Barron Collier (1873-1939) i cili kur qarku ku ai banonte nuk kishte fonde për të përfunduar pjesën që i takonte, ashtu siç kishin bërë qarqet e tjerë, ai i tha qytetit ja ku i keni paratë. Rruga u bë, është edhe sot, një nyje që lidh Tampan me Miamin, ose Tamiami Trail. Apo si i riu Xhorxh Uashington Jenkis (1907-1996) që ngriti rrjetin e supermarketeve Publix., etj., deri tek fiset autoktone indiane. Çfarë e irritoi gruan qe përfshirja e të ashtuqujtuarit liderit kubanez, Fidel Kastro. I hodha një sy përciptas. Dhe vura re se Fideli qe përfshirë aty thjesht si faktori që ngriti në mes të Miamit një tjetër qytet, Havanën e vogël (Litle Havana).

LEXO EDHE:  Video-“Benzi ka dalë nga moda”/ Ylli Ndroqi sfidon SPAK dhe policinë pas sekuestrimit të pasurisë

LEXO EDHE:  Një arkë me peshk dhe dy mijë euro për një vend pune/ SPAK çon në gjykatë zyrtaren e Ramës



Sot Havana e vogël është me pak fjalë një nga përfaqësuesit e më të mirës së gjenalogjisë kubane për faktin e një atdheu të munguar të emigrantëve. Havava e vogël është pikërisht Kuba e lirë me të gjithë sharmin e saj nga fabrikat e purove, muzika dhe më e rendësishmja, streha e emigrantëve. Aty nisin jetën amerikane jo më vetëm kubanezët, por edhe ata nga Hondurrasi, Nikaragua, Panamaja, Venezuela, thuajse gjithë të ardhurit nga Amerika Latine. Pra shkaku ku i ekzistencës së kësaj Havanës në mes të Majemit është pikërisht Fidel Kastro dhe regjimi i tij. Eksodi i madh kubanez nga reprezaljet dhe dëbimet e vitit 1963.

Megjithatë, edhe pse fakt historik është i shëmtuar, prapë të dhëmb kur dëgjon e shikon se si një grua qan e këlthet krejt e vetmuar në një botë të madhe. Ajo ka tashmë lirë e saj si person, por jo atë shpirtërore. Kurrë nuk mund ta kuptojmë dot dhimbjen e saj. Krahas faktit që m’u duk si një personazh pavionesh të sëmurish mendor, ndjeva edhe respekt për dhimbjen e saj. Paralelisht m’u kujtuan firot njerëzore nga diktatura e vendit tim. Edhe unë vi nga një vend me regjim kokë më kokë si ai Fidelit.

Me të zhdukur, me të varur, burgosur e internuar. Ndryshe nga Kuba sot, ne jemi hapur. Megjithatë të dërrmon fakti i një ndarje publike me të kaluarën. Dosjet kurrë nuk u hapën. Ndjesa publike kurrë nuk u dëgjua. Për më keq akoma, pinjollët e xhelatëve votohen dhe qeverisin. Mbase diku, dikund edhe ndonjë shqiptar(e), i këlthet tek e fundit ndonjë librashitësi në botë, për ndonjë botim mbi Enverin. Them nëpër botë se në Shqipëri çdo gjë ka mbaruar, në Shqipëri kanë filluar ta lavdërojnë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Edi Rama po garon në 6 bashki me stolin e rezervave?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu

 

Nuk kishte si ndodhte ndryshe…..
Sot Partia Socialiste shpalli kandidatët për disa bashki ku do të mbahen zgjedhje të parakohëshme.
Moda e zgjedhjes grave me shumicë po vazhdon edhe në zgjedhjet lokale.
Por pse Edi Rama sërish zgjodhi gra, dhe pse zgjodhi emra jo shumë të njohur për publikun?
Pa ulur aspak vlerat individuale të kandidateve, mund të themi me modesti se ato nuk janë as personalitete të Shqipërisë dhe as personazhe kryesorë të Partisë Socialiste.

Gjithsesi Edi Rama ka pasur disa arsye që në 6 bashkitë socialiste po garon me stolin e rezervave:
– Socialistët e kanë fitoren në xhep dhe nuk duan të harxhojnë aspak energji në disa zgjedhje kur tre rivalët e tyre Basha-Berisha-Meta po groposin njëri tjetrin.
– Socialistët kanë avantazhin e sistemit elektoral në zgjedhjet lokale ku s’njihet balorazhi. Pra grave socialiste nuk ju duhet 50% + 1 vota, por mjafton të dalin të parat përnall rivalve. Në këtë mënyrë mund shpallen fituese edhe me 30% votave ose më pak….



– Socialistët, janë kujdesur mos shoallin burra, sepse 1/4 kandidat në zgjedhjet e tjera ju doli me probleme të ligjit dekriminalizimit. Përzgjedhja e grave minimizon rrezikun e pa-pastërsisë figurës.
– Socialistët po kurojnë imazhin përballë ndërkombetarve dhe nuk kanë nevojë të vjedhin vota në këto zgjedhje. Ata po trajtojnë ndeshje si një garë stërvitore.
– Socialistët me këto kandidatura po i japin një shanc Lulzim Bashës që mos shkrihet komplet si parti por të ketë mundësi marr 10%-20% votave.
– Socialistët, do kujdesen që zgjedhjet të jenë model dhe mos kontestohen, por edhe mos ketë tensione kua ata të mos jenë palë. Ata do përpiqen që Berisha, Basha dhe Meta të shqyejnë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Ping-pong me Fatos Lulon/ GJKKO zbardh dështimin e SPAK në hetimin për ish-gjyqtarin

LEXO EDHE:  Afera KESH-NOA/ Drejtësia palë me korrupsion, SPAK trembet nga të paprekshmit?

Në fund të zgjedhjeve socialistët do bindin elektoratin, që vota këtej e tutje, është e hedhur dëm nëse voton për tre çerek partitë e legenosura të opozitës bardh e blu.
Më datë 7 Mars ditën e mësuesit, Edi Rama do dalë para nxënsve politik dhe do thotë: “PS fitoi ndeshjen me stolin e rezervave, përballë tre rivalëve të cilët kanë disa ndeshje që marrin karton të kuq, por ska burrë nëne apo bir k*rve që ti përjashtojë jashtë fushe”

Tre humbësit kronik, do vazhdojnë dhunshëm të jenë në lojë, por këtë rradhë nuk do akuzojnë Edi Ramën për masakër zgjedhore, por do fajsojnë njëri- tjetrin si bashkpontorë të Ramës.
Në datë 8 Mars gratë socialiste do hyjnë në 6 bashki, ndërsa gjysëm-gratë demokrate do përleshen buzë lanës, kush do mbajë celsat e SHQUP si dikur kur çdo funeral apo xhenaze politikanësh organizohej në oborrin e saj.

LEXO TE PLOTE