LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy vende vakante në SPAK/ KLP miraton listën e kandidatëve

3 Nëntor 2021, 12:15, Aktualitet CNA
Dy vende vakante në SPAK/ KLP miraton listën e kandidatëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot listën me emrat e kandidatëve për 2 vende vakante në SPAK, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë.

Pas vlerësimit paraprak është vendosur të vijojnë garën për dy vendet vakante për prokurorë në SPAK, përkatësisht: Alfred Shehu, Elvin Gokaj dhe Sonila Muhametaj (Domi).

Sipas KLP, ata do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë SPAK.

Gjithashtu në mbledhje e sotme KLP ka caktuar në detyrë prokurorin Petrit Çano në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ndërsa, Erjon Shehaj është emëruar në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë./CNA.al

Lajmet e fundit nga