Astrit Patozi, si lëmsh para porte

3 Nëntor 2021, 10:58, Opinione CNA

Ish-koordinatori, drejtuesi dhe themeluesi i ?Bindjes Demokratike?, Astrit Patozi dje në një dalje televizive në A2 CNN, tregoi qasjen e tij ndaj zhvillimeve në Partinë Demokratike.

Një njeri i cili ka qënë kryetar i Grupit Parlamentar, drejtues i kësaj partie, kryeredaktor i RD-së. Një njeri që gjykohet me peshë në politikë, edhe për shkak të artikulimeve mjaft të qënësishme të tij në publik, kishte pritshmëritë e asaj që po ndodh në PD.

Për ata që shpresojnë në një proces bashkimi, hapje dhe ndryshim të saj, ndoshta Patozi ishte zhgënjimi më i madh në atë dalje mediatike.

Kjo për faktin se më shumë sesa një Astrit racional, tek hapat e 2017-ës kur kërkonte garë në Partinë Demokratike, apo tek intervistat e tij në 2013, kur theksonte se kishte pasur gabime të thella edhe gjatë qeverisjes së PD-së, por edhe në garën e Lulzim Bashën me të ndjerin Sokol Olldashi, pamë një Astrit tjetër.

Procesit të bashkimit dhe hapjes së PD-së, përtej ?Foltores? të thënë nga Sali Berisha, i shërben shumë edhe qasja e kritikëve të Lulzim Bashës. Ku ajo që ka rënë në sy është Jozefina Topalli, e cila ka theksuar se do t?i bashkohet Kuvendit të PD-së.

Pra, do jetë pjesë e një procesi bashkimi dhe se partia e saj në fakt ishte një lëvizje e djathtë për të çuar pikërisht këtu ku ndodhet sot PD-ja, në hapjen e saj dhe në rikthimin e Partisë Demokratike, në gara, në vlera dhe jo në përdorimin e saj për interesa personale, klienteliste dhe korruptive.

Të njëjtat gjëra ka theksuar edhe Patozi, me shkrimet dhe analizat e tij. Tani ka inat dhe duket si ndarës jo bashkues.

Të dy këta politikanë kariere në PD, në zgjedhjet e funit nuk mundën të shkonin së bashku në më shumë se 15 mijë vota dhe të dy së bashku, pra sërish Patozi dhe Topalli, pa folur se nuk gjetën forcën që të dilnin në një koalicion. Ç’ka tregonte një ?unë? personal, në dëm ndoshta të vetes së tyre.

Dalja të ndarë dhe atë rezultat që u pa dhe tregoi qartësisht se të gjitha palët, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike e Lulit, të vetëm nuk fitojnë dot.

Luli e provoi në 2017. Hoqi gjysmën e grupit parlamentar. Nuk fitoi. E provoi në 2021-shin, këtë herë ishte dhe Patozi, Topalli, Murrizi dhe të gjithë të tjerët, më vete. Dhe të gjithë të ndarë nuk fituan.

Diku ka humbur Lulzim Basha. Ka humbur nga votat e Patozit, ka humbur nga votat e Topallit. Ato pak vota që ka marrë Patozi në Berat, apo ato pak vota që kanë marrë në Korçë. Ato pak vota që kanë marrë diku tjetër. Pa folur në Shkodër, Lezhë, etj. Apo në Tiranë, ku kanë dhe shumicën e votave, sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së.

As Sali Berisha, nuk do mundet të fitojë dot nëse do marrë PD-në. Asnjë kryetar i ri i Partisë Demokratike. As Astrit Patozi, as Jozefina Topalli, vetë dhe me inat humbin të gjithë. Politika ka art marrëveshjen jo vetminë dhe inatin.

Por, Patozi duket më i mllefosur dhe i inatosur me Sali Berishën, sesa me Lulzim Bashën. Me të dytin e ka kapërcyer.

Në fakt, Patozi qartësisht, Doktorin e ka konsideruar problemin e situatës në PD. Sot jemi përballë një tjetër fakti.

Nuk është më momenti për të diskutuar, ?pse ti, pse unë, pse ike ti, pse ika unë, pse ti nuk fole kur më hoqën mua, pse e le të më hiqte mua, ose pse ti e le të më hiqte mua?. Ka ndjesa publike sa të sinqeta duhet mbështetur procesi.

Sot është momenti për të thënë çfarë bën, kush?

Pra, çfarë do bëjë Astrit Patozi për një bashkim dhe hapje të PD-së për të rrëzuar Edi Ramën?

Apo ku do shkojë Jozefina Topalli?

Cili do jetë kontributi i të tjerëve? Përfshirë këtu edhe thirrjen e Majlinda Bregut apo dhjetëra të tjerëve. Të cilët nuk duhet të kthehen në PD si individë, që u përjashtuan nga një kryetar i papërgjegjshëm, por si një grup me ide të qarta dhe staf që krijon një ofertë, bashkë me të tjerë personalitete që janë brenda në PD. Apo emra të cilët mjafton të garojnë, të ketë primare. Të ketë një garë. Të ketë garantues të garës dhe gjithkush të marrë atë që i takon. Ky është shansi i fundit ose bëhet alternativë ose mbyll ciklin historik.

Të ndarë, me mllef dhe inat, qoftë për inat të Saliut, të Lulit apo për inat të Patozit, nuk ka të ardhme, nuk ka zgjidhje. Rruga është pa krye. Të vetëm të gjithë do të humbin. Patozi e ka provuar. Topalli, gjithashtu, Luli ka humbur zgjedhje ka fituar para dhe Edi Ramën.

Kështu do të jetë rruga në vazhdim për këdo që do të kërkojë vetminë në politikë. Inati nuk është zgjidhja.

Zgjidhja është marrëveshja. Zgjidhja është dalja me një ofertë të përbashkët, krijimi i fraksioneve, bashkimi i PD-së. Kjo me një qëllim final. “shkundjen” jo vetëm të Qeverisë, por p krijimin e alternativës për një kohë të shkurtër përballë qeverisjes së kryeministrit Rama.

Nuk mundet të ndodhë që të gjithë që humbasin të ndarë vazhdimisht të mos e kuptojnë se është koha për t?u bashkuar.

E në rast se njëra palë nuk e kupton atëherë tjetra duhet të bëjë çdo përpjekje. Duhet të shohin përtej hundës dhe tëzhvillojnë alternativën opozitare. Ata që vrasin alternativën apo shpresën për ndryshim, nuk mund të jenë gjë tjetër veçse palë e pengimit të procesit për ndryshimin.

Koha politike për eksperimente nga palët, me inate e vetmi ka një fund. Të gjithë të gjejnë rrugën e tyre drejt një bashkimi me forma të sanksionuara statutore që sjellin zhvillim alternative e shpresë ndryshimi. Ikja në një rrugë pa krye dhe kokën të mbushur me inat dhe mllef sjell vetëm disfatë, është shërbimi ndaj shumicës së shqiptarëve sot detyrë dhe jo ndaj karriges të kërkuar dhe të mohuar nga të tjerë./Elvi FUNDO – CNA.al

Lajmet e fundit nga