LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

194 viktima në ditë/ Vala e katër e COVID-19 godet rëndë Gjermaninë

3 Nëntor 2021, 19:22, Kosova & Bota CNA
194 viktima në ditë/ Vala e katër e COVID-19 godet

Vala e katërt e coronavirusit po tregohet e pamëshirshme ndaj personave të pa vaksinuar në Gjermani. Autoritetet vendase kanë dhënë alarmin pas rritjes së kuotave të infektimeve, por edhe të vdekjeve.

Instituti gjerman për sëmundjet infektive, Robert Koch raportoi të mërkurën se në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 20 mijë e 400 raste infektimesh dhe 194 raste vdekjesh.

Më problematike situata rezulton në lokalitetin Muehldorf am Inn, në afërsi të kufirit me Austrinë, ku numri i infektimeve ditore u ngjit në 618 njësi.

Ndërkohë, numri i të infektuarve për 100 mijë banorë rezulton në 146 persona, më pak se 153 që ishte në ditën paraardhëse.

Autoritetet bavareze deklaruan të mërkurën se mesazhi i tyre ishte i qartë: ose vaksinohuni për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth, ose ata që nuk vaksinohen do të përballen sërish me kufizime.

Kështu, klubet, diskotekat dhe vende të ngjashme do të jenë të paaksesueshme për ata që nuk janë vaksinuar, ose që nuk janë shëruar nga COVID-19.

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Soeder u tha gazetarëve në Mynih se e ashtuquajtura rregulla 3G do të aplikohet së shpejti në vendet e punës me mbi 10 persona, që do të thotë se vetëm të vaksinuarit, ata që janë shëruar dhe ata që kanë rezultuar negativë ndaj testit do të lejohen në ambientet e punës./euronews 

Lajmet e fundit nga