Connect with Us

VIDEO- Dëshironi buzë të plota?/ Ndiqni këto truke të thjeshta

Fashion

VIDEO- Dëshironi buzë të plota?/ Ndiqni këto truke të thjeshta

Publikuar

-

cna lajm show

Buzët e plota prej kohësh tashmë kanë qenë trend dhe me shumë mundësi do të vazhdojnë të jenë. Nuk keni pse të shkoni në kirurgu, ju mund ti keni këto buzë të plota duke ndjekur disa truke nga aktorja franceze Brigitte Bardot.

Në vazhdim po ju zbulojmë se si mund të keni buzë të plota sipas shembullit të Brigitte Bardot:

1– Gjithmonë kini kujdes që lapsi i buzëve t’i përshtatet ngjyrës suaj natyrale të buzëve, përkatësisht ngjyrës së buzëkuqit të cilin planifikoni ta përdorni, në mënyrë që të arrini pamje natyrale të buzëve.

2– Bëni me laps buzët nga këndi i jashtëm në drejtim të anës së brendshme mbi skajin e buzëve në mënyrë që vizualisht t’i shtoni vëllimin e tyre.

LEXO EDHE:  Ky është trendi numër 1 që duhet të kesh patjetër në dollap gjatë festave

3– Francezet janë të njohura për stilin e tyre decent dhe grimin suptil. Mos e teproni me vizatimin e harqeve të buzëve, sepse nuk do të jeni të kënaqura me rezultatin përfundimtar.

4– Plotësoni skajet e buzëve me buzëkuq, por me ndihmë të brushës. Nëse keni problem me vizatimin e linjave të rrafshëta, buzëqeshni.

Në këtë video të grimit të artistes Charlotte Tilbury zbuloni se si mund t’i bëni më të plota buzët sipas shembullit të Brigitte Bardot./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Fashion

FOTOT- Do guxonit?/ Trendet e fundit të fustaneve të nusërisë

Publikuar

-

Nga

Të gjitha vajzat ëndërojnë për fustanin e bardhë të nusërisë ditën më të lumtur të jetës së tyre.

Ashtu si moda dhe trendet ndryshojnë për veshje dhe aksesorë, duket se i njëjti efekt ka ndodhur edhe në fustanet e nusërisë.



Nga fustanet e shkurtëra, ngjyrat të tjera veç të bardhës, pantallonat etj, ju ftojmë të shikoni disa nga modelet më moderne të fustaneve./CNA.al

1.Fustane të shkurtëra.

2.Fustane me pupla

3.Me ngjyra

4.Fusatane me fije

5.Fustan me mëngë jashtë

6.Fustan, jo në fakt. Pantallona.

7.Me të çarë të theksuar

LEXO TE PLOTE

Fashion

Dimri po troket/ Kombinimet me trend që do na shoqërojnë gjatë këtij sezoni

Publikuar

-

Nga

cna lajm fashion

Çdo vit, ngjyra që më së shumti mbizotëron dhe do të mbizotërojë për një kohë shumë të gjatë do të jetë e zeza. Të zezën do e gjejmë në çdo aksesor, këpucë, canta, shaje, pallto, pellush etj.

Gjithësesi duhet të kemi parasysh që jo vetëm e zeza është trend. Ka edhe disa kombinime të tjera ngjyrash që duhet ti kemi parasysh për të bërë kombinime gjatë sezonit që pritet të vijë, dimrit.

Kombinoni ngjyrat e hapura, si një fund ngjyrë pane, me ngjyrat klasike të dimrit, e kaltër ose kafe, jeshile apo e zezë, e kuqe apo blu.

Nëse ju pëlqejnë ngjyrat pastel, mos ndaloni vetëm tek ato pranverorët. Zgjidhni materiale të ngrohta me tonalitetet që dëshironi. Bluzë kashmiri me trëndafila nuk do të ishte keq.

LEXO EDHE:  Disa ide brilante/Zbuloni çfarë nuk duhet të mungojë në valixhen tuaj këtë verë

LEXO EDHE:  Flokët leopard/ Trendi më i ri që po bëhet viral në Instagram



Përzieni veshje të nuancave të ndryshme, por të të njëjtit tonalitet, si e kuqe qershi me të kuqen e hapur, një kombinim mjaft në modë ky.

Përdorni stampimet dhe ngjyrat e ngrohta, kombinohuni me peliçet, detajet prej lëkure tipike për dimër.

Nëse ke dëshirë për diçka me vërtetë shumëngjyrëshe dhe të veçantë, vishni një pallto oversize ngjyra-ngjyra.

Nëse dëshiron vërtetë ta ekzagjerosh me ngjyrat, vishni një pellush me shumë ngjyra. Edhe veshjet me dantellë janë mjaft në modë. Por mos u fokusoni vetëm tek e zeza e zakonshme. Këtë dimër dantellat në modë janë të të gjitha ngjyrave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

Në modë dhe praktike/ 3 modele të xhinseve që do ju duhen patjetër gjatë këtij sezoni

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Xhinset nuk dalin kurrë nga moda, por disa modele xhinsesh, po.

Kujtojmë se edhe pse për një kohë shumë të gjatë kemi xhinset e ngushta (skinny) tanimë janë ata janë jashtë mode.

Njerëzit kanë filluar të dashurojnë modelet e gjera dhe të lirshme të xhinseve, që mbi të gjitha ato lloje modelesh  të bëjnë të ndihesh rehat. Nëse do të shkoni të bëni shopping për xhinse dhe ende nuk i keni idetë të qarta në kokë, po ju orientojmë me 3 modele, që sipas Who, what wear, janë trendi i 20121 dhe më shumë mundësi do vazhdojnë të jenë për një kohë të gjatë.

Mbi të gjitjha këto modele do ju duhen për të kombinuar veshje gjatë sezonit të dimrit që pritet të trokasë së shpejti.

1.Prerje drejt (straight fit)

Ky trend i viteve ‘90 do të na shoqërojë gjithë vitin dhe më shumë mundësi do vazhojë edhe gjatë vitit 2022.

LEXO EDHE:  Trendi i ri i kostumeve të banjos që nuk lë aspak vend për imagjinatën

LEXO EDHE:  Flokët leopard/ Trendi më i ri që po bëhet viral në Instagram



2.Xhinsi blu

Një palë xhinse klasike (must have) për t’i pasur gjithmonë në gardërobë janë pa dyshim xhinset blu. Dhe kur themi blu, e kemi fjalën për blu xhins që është paksa e hapur, jo blu e thellë. Pra, nëse jeni duke kërkuar një ngjyrë që të mos dalë kurrë nga moda, e dini se cilën duhet të zgjidhni.

3.Prerje e gjerë

Xhinse e gjera, me një siluetë të stilit të viteve ‘70, janë gjithashtu një nga zgjedhjet më të preferuara tani. Ekspertët e modës thonë se fiksimi i xhinseve të lirshme sa vjen dhe rritet, dhe beson se kjo prirje do të vazhdojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE