LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unë e dhashë përgjigjen time”/ “Tërmeti” i PS kundër Vettingut në politikë

2 Nëntor 2021, 12:42, Politikë CNA
“Unë e dhashë përgjigjen time”/

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, është shprehur sot kundër Vettingut në politikë, duke theksuar se Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për pastërtinë e figurës.

I pyetur në lidhje me propozimin e PD, për Vettingun në politikë, Gjiknuri tha se ?Unë e dhashë përgjigjen time pak më parë. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të bërë pastërtinë e figurës së politikanëve. Ne kemi ILDKPI për deklarimin e pasurisë, është ligji i dekriminalizimit si dhe është dhe vota e qytetarëve në fund?.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, ku dhe ai është bashkëkryetari i propozuar nga socialistët, Gjiknuri, theksoi se PS pret të vijë opozita dhe së bashku të caktohen sa më parë grupet e punës.

?Unë në fakt pres të vijë opozita dhe të caktojnë dhe njerëzit e tyre për Reformën Zgjedhore. Ka një eksperiencë si nis Reforma Zgjedhore, ajo nis nga rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne i kemi tashmë rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe le të fillojmë nga puna?, tha Gjiknuri.

Lajmet e fundit nga