Reshje shiu me itensitet gjatë ditës/ Në mbrëmje, moti merr kthesë tjetër

2 Nëntor 2021, 06:48, Sociale CNA
Reshje shiu me itensitet gjatë ditës/ Në mbrëmje, moti merr

Vendi ynë do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, i cili do të sjellë reshje me intensitet kryesisht mesatar, ku në intervale të shkurtra në zona të izoluara do të ketë dhe reshje intensive.

Por mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryejë e fortë me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga