Connect with Us

Përplasje në Komisionin e Ligjeve/ Deputetët e PD bëjnë zhurmuesin

Politikë

Përplasje në Komisionin e Ligjeve/ Deputetët e PD bëjnë zhurmuesin

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet projektligji “për Bashkëqeverisjen”, ka ironizuar mazhorancën sa i takon terminologjisë së përdorur në shkrimin e këtyre projektligjeve.

Teksa dha disa shembuj, Alibeaj alarmoi se pr/ligjet janë shkruar nga analfabetë, të cilët po cënojnë gjuhën shqipe.

“Pr/ligjet e shkruara nga analfabetë, cënohet gjuha shqipe. “Interpelancë”, është një term që përdoret se seanca plenare. Interpelancë është term kushtetues.  Ju ministre, pse nuk shkoni në interelancë tek ata që po ju shemben shtëpitë? Jeni nga fillimi në fund vetëm për propagandë”, ironizoi Alibeaj.

Menjëherë ka replikuar ministrja Elisa Spiropali, e cila ka shprehur se ky pr/ligj është parë me vëmendje.

“Alibeaj: Është “pr/ligji Spiropali”.

Spiropali: Ky nuk është pr/ligji im. Është parë me vëmendje dhe ka ardhur ky produkt. Diskutimet e tjera nuk vlejnë për këtu.

Bushka: Disa terma janë ndryshuar për t’u kuptuar më mirë. Teatër dimë të bëjmë të gjithë, por t’i qëndrojmë strikt asaj që kemi në rend dite. Do ta ndaloj votimin vetëm nëse keni riformulim.

Alibeaj: Neni 4 të shfuqizohet sepse është i padobishëm. Është të thuash të njëjtën gjë me fjalë të ndryshme. Po krijoni konfuzion në legjislacion, ligji i propagandës. Dua të shoh “ligjin Spiropali” dhe “amendamentet Bushka”. E padenjë që ministrja të thotë kam hequr dorë nga pr/ligji. Janë koncepte ligjore të përdorura në ligje të tjera, me tentativën për t’i huazuar i keni deformuar”, vijuan diskutimet mes palëve. / CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ia kam frikën Terxhumanit”/ Rama nuk kursen batutat: Jam në moshë të thyer  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një ceremoni zyrtare presidentit të Turqisë, Erdogan ku kanë inspektuar nga afër ndërtimin e 524 apartamenteve, të rindërtuara me financimin e qeverisë turke, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen dhe ka theksuar se presidentin turk e ka shumë mik.

Por, Rama nuk ka kursyer as batutat me përkthyesin, duke thënë se nuk e di sesi ai e përkthen në turqisht fjalën e tij, pasi ai është në moshën që nuk e mëson dot vetë më tashmë.

“E kam frikë terxhumanin se nuk e di sesi i përkthen fjalët në turqisht, po… Por  nuk kam rrugë tjetër, duhet ti besoj se në turqisht jam në një moshë të thyer për ta mësuar atë. Por sot dua të them se tashmë u bënë vite që jam në këtë detyrë dhe i kam takuar të gjithë to krerë shtetesh. Erdhi një terxhuman tjetër dhe ky e ka me kokë se ai tjetri përkthen gabim dhe ikën, por ky është ngjitur me  presidentit e ka me kokë përkthimin”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Basha vijon serialin e telenoveles turke/ Rishfaqet “gjyshja” militante

LEXO EDHE:  Rrëfehet “Brisi i Tatimeve”/ Pse e braktisa PS për LSI



Kjo ka shkaktuar edhe të qeshura tek presidenti turk, Erdogan. /CNA.al

“Isha i ndrojtur, nuk më buzëqeshi”/ Rama rrëfen të pathënat e takimit të parë me Erdogan

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Isha i ndrojtur, nuk më buzëqeshi”/ Rama rrëfen të pathënat e takimit të parë me Erdogan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të reja në Laç, ka rrëfyer edhe detajet e takimit të parë që ka zhvilluar me presidentin turk, Erdogan.

Sot dua të tregoj një episode që skam për ta harruar nga takimi i parë fare me presidentin që në atë kohë ishte kryeministër i Turqisë.

Të them te drejtën isha i ndrojtur dhe e njihja nga televizori, ku nuk duket shumë i buzqëqeshur.



E takova dhe nuk më buzëqeshi. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë “Dëgjo këtu, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që tit ë jesh vëllai im. Por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit.”

Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku i presidentit Erdogan.

Një gazetar gjerman më pyeti “a është e vërtetë që e keni mik Presidentin Erdogan”. I thashë “jo, nuk është e vërtetë, e kam shumë mik, jo mik”. E kam frikë përkthyesin se nuk di si m’i përkthen fjalët, por nuk kam rrugë tjetër, duhet t’i besoj, se unë jam në moshë të thyer për ta mësuar tani turqishten”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndajmë bashkë gëzimet dhe hidhërimet”/ Ministri turk në Laç: T’i gëzoni banesat e reja

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban i Turqisë, Murat Kurum gjatë vizitës së tij në Laç, në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave qytetarëve ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Ministri turk tha se lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes dy vendeve kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet.



‘Shpreh ngushëllimet për familjet e pikëlluara që kanë humbur familjarë dhe uroj që zoti t’i shërojë ata. Sot jemi këtu për ceremoninë e inaugurimit që kemi ndërtuar këtu pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vëllezër dhe motra të prekura nga tërmeti uroj të jetojnë të lumtur në strehat e tyre të reja dhe të ngrohta. Duke u nisur nga lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes nesh kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet. Me atë mobilizimi që ne vepruam në vendin tona gatë tërmetit, përmbytjeve dhe zjarreve, me të njëjtën ndjeshmëri vepruam edhe për Shqipërinë dhe qytetin e Laçit. Ne do të vijojmë të jemi pranë jush edhe në të ardhmen”, tha ministri.

LEXO TE PLOTE