Connect with Us

“Më vjen turp që jam në këtë Kuvend”/ Socialistët “dhëmbë për dhëmbë” me njëri tjetrin

Ekonomi

“Më vjen turp që jam në këtë Kuvend”/ Socialistët “dhëmbë për dhëmbë” me njëri tjetrin

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Diskutimi i paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë, ka ndezur debate mes socialistëve.

Depueti Erion Braçe ka dalë kundër skemës së TVSH për bujqësinë si dhe kundër vendosjen së taksës 65 lekë/ litër për naftën e jahteve, pikë për të cilën ka kërkuar sqarim nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Kjo e fundit këmbënguli se paketa fiskale është hartuar dhe ka si synim rritjen e të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit në masën 5,2 miliardë lekë.

“Projeksioni për vitin 2022 parashikon rritjen e të ardhurave tatimore në 26,8 për qind të PBB-së. Paketa fiskale parashikon ndryshime ligjore në ligjin për Tatimin për Vlerën e shtuar, në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Nëpërmjet ndryshimit të propozuar rritet paga dysheme e patatueshme, nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Përfitojnë 71 mijë e 500 qytetarë në masën 550 mln lekësh në vetë, 7800 lekë në vit për qytetar. Reduktimin e normës tatimore me 50 për qind, nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë në muaj. Tatimi 23 për qind parashikohet të aplikohet për pagat mbi 200 mijë lekë në muaj nga 150 që është tani.Parashikohet heqja e akcizës për lëndët djegëse për industrinë. Efekti i parashikuar në buxhetin  e shtetit është 800 milion lekë. Taksa 1 qind lekë për kg për importin e qumështit pluhur. Synon mbështetje e fermerëve vendas. Me vendosjen e  takës parashikohen një efekt pozitiv për të ardhurat e shtetit me 100 milion lekë në vit”, ka thënë Ibrahimaj.

LEXO EDHE:  Deputeti i bën thirrje opozitës/ Lul e Petrit ju lutem lexoni

Por, Braçe ka reaguar duke kërkuar kriterin që është zbatuar për të selektuar përjashtimet që duhet të hiqen që nga ky vit, vitin tjetër e në vijim.

“Dua të gjitha rekomandimet e FMN për të gjitha përjashtimet, dhe dua të di kriterin që keni zbatuar ju për të selektuar përjashtimet që duhet të hiqen që nga ky vit, vitin tjetër e në vijim. Kush ka qenë kriteri, sepse të godasësh një sektor siç është bujqësia, ndërkohë që shumë më tepër para, sepse e thash dje dhe vijoj ta them që më vjen turp që në këtë Kuvend, sa kohë kam i vetmi diskutim që bëhet, shtyhet deri në një farë vendi dhe më pas tërhiqet. Është birra, birra, që turpërohen deputetët në sallën e Kuvendit sa herë ju duhet që të ulin kokën dhe të ngrenë dorën dhe të mbajmë në fuqi atë favor që kemi dhe më shumë para sesa tek skema e TVSH-së e imputeve bujqësore a atje tek birra. Dhe meqë e kam parë dhe e kam lexuar që është në listën e FMN që të hiqet ai lloj favori që bëhet te birra, dua të di cili ka qenë kriteri që keni zbatuar”, ka reaguar Braçe/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Hidhen sot në treg dy kartëmonedha të reja/ Prerjet 500 dhe 2000 Lekë dalin në qarkullim

Publikuar

-

Nga

Kartëmonedhat 200 dhe 5000 Lekë janë dy prerjet e para të cilat u hodhën në qarkullim nga kjo seri, më 30 shtator 2019.

Sipas Bankës Shqiptarem kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019.

Kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga 30 qershor 2021.

Kartëmonedha 500 Lekë dhe 2000 Lekë ishin  planifikuar të hidhen në qarkullim duke filluar nga tremujori i katërt 2021 – tremujori i parë 2022.

Kartëmonedhat përmbajnë një sërë elementesh sigurie që i mbrojnë nga falsifikimi dhe ruajnë besueshmërinë e publikut tek paraja.

Përmirësimi i serive të kartëmonedhave me qëllim forcimin e elementeve të sigurisë dhe njëkohësisht përmirësimin e dizajnit është një praktikë e njohur në bankat qendrore, që përgjithësisht zbatohet çdo 15-20 vjet.



Të gjitha prerjet e serisë aktuale të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë janë miratuar në vitin 1995 dhe janë hedhur në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

LEXO EDHE:  Nga 22 në 186 mijë lekë/ Erion Veliaj shumëfishon taksat për biznesin

LEXO EDHE:  Aeroporti i Vlorës/ Braçe: Investim për intersesa të ekonomisë vendase

Pavarësisht se gjatë këtyre viteve, shkalla e falsifikimit të kartëmonedhave ka qenë e ulët, Banka e Shqipërisë duhet të qëndrojë gjithmonë një hap përpara për sa i takon studimit dhe përmirësimit të elementeve të sigurisë, për t’i bërë sa më të thjeshta për t’u identifikuar dhe sa më të vështira për t’u falsifikuar.

Seria e re e kartëmonedhave shqiptare ruan të njëjtën tematikë me kartëmonedhat ezkistuese, si një tematikë e gjithëpranuar nga publiku.

Kjo tematikë evokon disa prej momenteve më të rëndësishme të historisë së kombit, zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe politik të vendit, përfaqësuar nga personalitete të spikatura, me kontribute të rëndësishme për Shqipërinë. Portretet e këtyre personaliteteve janë kombinuar në kartëmonedha me motive që lidhen me jetën, veprën, vendin dhe epokën në të cilën secila figurë ka jetuar.

Ndërkohë, pamja e serisë së re përfaqëson evoluim dhe përmirësim të dizajnit të përgjithshëm dhe elementeve specifike të paraqitura në to. Koncepti kryesor, për sa i përket paraqitjes së tyre, ka qenë krijimi i një serie kartëmonedhash bashkëkohore, pamja e të cilave mbështetet në një ekuilibër ndërmjet të resë dhe traditës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro mbetet në nivelet e një jave më parë/ Këmbimi valutor, 17 janar 2022

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.4 Lekë dhe shitet me 109.4 lekë.

Euro blihet me 120.2 Lekë dhe shitet me 125.2 Lekë.

Paundi britanik blihet me 143.6 Lekë dhe shitet me 148.6 Lekë.

Franga zviceriane blihet me 114.5 Lekë dhe shitet me 119.5 lekë.



LEXO EDHE:  “Blerinë, mike bëhu e fortë”/ Braçe ngushëllon publikisht deputeten për humbjen të vëllait

Dollari kanadez blihet me 82.6 Lekë dhe shitet me 87.6  Lekë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Deputeti i bën thirrje opozitës/ Lul e Petrit ju lutem lexoni

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Këmbimi valutor/ Ja me sa shiten dhe blihen sot monedhat

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot blihet me 104.4 Lekë dhe shitet me 109.4 Lekë.

Monedha e eurozonës, blihet me 120.2  Lekë dhe shitet me 125.2 Lekë.

Paundi britanik blihet me 143.6 Lekë dhe shitet me 148.6 Lekë.



Franga zviceriane blihet 114.5 Lekë dhe shitet me 119.5 Lekë.

Dollari kanadez blihet 82.6  Lekë dhe shitet me 87.6 Lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE