LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Rama bën veprimin e çuditshëm/ Iu kërkon të ftuarve në emisionin të mos flasin për Lulzim Bashën!

2 Nëntor 2021, 09:30, Politikë CNA
Luan Rama bën veprimin e çuditshëm/ Iu kërkon të

Luan Rama që la politikën e prej gati dy muaj i është rikthyer profesionit të gazetarit dhe bën një emision në Rrtv Ora të titulluar ?Drejt?, ka bërë një veprim të çuditshëm në emisionin e tij të fundit.

Ndërsa kishte përcaktuar si temë të debatit ?Trekëndëshi i Bermudës në politikën shqiptare?, duke iu referuar një deklarimi të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Kuvend, i cili tha se do të luftojë kundër të keqes që përfaqësojnë sipas tij, tre emrat; Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha, iu ka kërkuar të ftuarve të tij që të mos flasin për Lulzim Bashën.

Burimet bëjnë me dije se pak çaste përpara fillimit të emisionit, Luan Rama iu është drejtuar të ftuarve të tij në emision Oerd Bylykbashi, Edlira Gjoni, Mentor Kikia dhe Altin Gjeta me fjalët:

Më lejoni t?ju bëj një kërkesë fare miqësisht, pavarësisht temës për të cilën ju kam ftuar të debatojmë, ju kërkoj që sonte të mos flasim për zotin Basha.
Ai sapo ka humbur babanë, le ta respektojmë dhimbjen e tij edhe me heshtjen tonë si një gjest njerëzor, pasi do të kemi plot raste të tjera të diskutojmë dhe debatojmë për qëndrimet e zotit Basha.

Të ftuarit e kanë respektuar ?paktin? që iu kërkoi Luan Rama, i cili krijon kështu një precedent etik dhe njerëzor në emisionin e tij.

Lajmet e fundit nga