LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët që “djegin” para/ Mbi 20 milionë euro më shumë se parashikimi në kontratë

2 Nëntor 2021, 15:46, Aktualitet CNA
Inceneratorët që “djegin” para/ Mbi 20 milionë euro

Në tre vjet qeveria dha tri koncesione për inceneratorë që janë kthyer në mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës, sidomos pas disa hulumtimeve mediatike që hodhën dyshime të mëdha për lidhjen e kontratave koncesionare.

Koncesioni i parë u dha në datë 2014 për inceneratorin e Elbasanit. Kompania ALBTEC ENERGY SHPK bën ofertë të pa kërkuar, qeveria brenda dy muajsh mori vendimin për ndërtimin e inceneratorit, bëri termat e referencës dhe shpalli garën, ku mori pjesë vetëm ALBEC ENERGY, që fitoi kontratën me vlerë 22 milionë euro.

Draft kontrata parashikonte ndërtimin e inceneratorit brenda 16 muajve, por në kontratën e nënshkruar, punimet parashikohen 7 vjet.

Pagesat për inceneratorin e Elbasanit filluan në shtator 2015 dhe deri më tani i është paguar ALBTEC ENERGY mbi 27 milionë euro, 5 milion euro më shumë se sa parashikohej në kontratë.

Koncesioni i dytë, ai i Fierit, u dha në vitin 2016. INTEGRATED TECHNOLOGY SERVICES SHPK, me të njëjtën zyrë si ajo e inceneratorit të Elbasanit, bëri ofertë të pa kërkuar. Qeveria shpalli garën. Mori pjesë vetëm INTEGRATED TECHNOLOGY SHPK dhe fitoi kontratë me vlerë 25 milionë euro.

Kontrata fillestare parashikonte përfundimin e punimeve për 2 vjet ndërsa kontrata përfundimtare, i zgjati punimet në 6 vjet. Pagesat për kompaninë e inceneratorit të Fierit kanë filluar në nëntor 2016 dhe deri më tani janë paguar mbi 30 milionë euro, 5 milionë euro më shumë se parashikimi në kontratë.

Në vitin 2022, viti i fundit i punimeve sipas kontratës, parashikohet të paguhen edhe 5 milionë euro të tjera.

Koncesioni i tretë, ai i Tiranës u dha në 2017-ën. Ministria e Mjedisit mori një letër me propozim të pa kërkuar nga një kompani që ende nuk ekzistonte dhe tre muaj më vonë kompania u regjistrua në Holandë.

Qeveria shpalli tenderin dhe kompania fitoi kontratën koncesionare 30-vjeçare, me vlerë 128 milionë euro. Në vitin 2022, qeveria parashikon të paguajë 12 milionë euro të tjera.

Mbi këtë çështje ka nisur hetim SPAK, dhe tani edhe një Komision Hetimor Parlamentar i kërkuar nga Partia Demokratike.

Mbledhja e parë e këtij komisioni ka nisur me debate. Kryetarja Jorida Tabaku dhe nënkryetarja Ermonela Felaj nuk ranë dakord për rregulloren e punës. Në debat, ku nuk kanë munguar tonet e larta u përfshinë edhe deputetët Belind Këlliçi, Dhurata Çupi, Etjen Xhafaj dhe Eduard Shalsi.

Ndërkohë janë mësuar emrat e personave që do të thirren nga Komisioni Hetimor si persona që kanë dijeni. Lista fillon me kryeministrin Rama, ish-ministrat Ahmetaj, Koka, Gjiknuri ish-kreu i agjencisë së mbetjeve, Alqi Ballako, sekretari i përgjithshëm, Agaçi kryebashiakëtVeliajLlatja dhe Subashi. Në Komision do të thirren edhe Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja./euronews

Lajmet e fundit nga