LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i ish-policit/ Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

2 Nëntor 2021, 11:17, Politikë CNA
Ekzekutimi i ish-policit/ Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ekzekutimin mafioz të ish-policit në Laç, ngjarje e cila dyshohet të jetë zinxhir i një atentati që iu bë djalit të viktimës, rreth një vit më parë.

?E vetmja mundësi që të shkojnë tek autorët është hetimi i ngjarjes së vitit të kaluar.  Ngjarja e vitit të kaluar ishte paralajmërim i kësaj që ndodhi. Xhelal Reçi nuk ka qenë njeri konfliktual?, theksoi gazetari në studion e ABC News. 

Më tej ai shtoi se kjo situatë është tepër komplekse për shkak edhe të mungesës së dëshmitarëve, pasi ngjarja ka ndodhur në një orë kur nuk ka patur shumë kalimtarë, por edhe nëse do të kishte, zona Kurbin-Laç njihet si problematike dhe e mbushur me persona që nuk bashkëpunojnë me drejtësinë.

?Zona e Kurbinit ka një mënyrë tjetër të të sjellit me policinë, nuk bashkëpunojnë, përpiqen t?i zgjidhin vetë. Edhe dëshmitarët aty e kanë të vështirë të japin informacion?, shprehet Artan Hoxha.

Ai gjithashtu ka theksuar se viktima e djeshme, është vetëm një ?dëm kolateral? për diçka tjetër dhe se kjo ngjarje mund të çojë në një zinxhir vrasjesh të njëpasnjëshme.

?Mund të çojë në një zinxhir vrasjesh të njëpasnjëshme. Viktima e djeshme është dëm kolateral për një tjetër gjë. Kjo histori nuk ka përfunduar këtu. Nëse viktima e radhës do të jetë dikush tjetër, jemi tek linja, tek personat e përfshirë në këtë ngjarje. Nëse viktima e radhës do të jetë po nga kjo familje, kemi të bëjmë me armiq shumë të rrezikshëm?, tha gazetari./CNA.al

Lajmet e fundit nga