LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtësia e marrë peng/ Berisha flet me emra, këta gjyqtarë shantazohen nga Rama

2 Nëntor 2021, 18:23, Politikë CNA
Drejtësia e marrë peng/ Berisha flet me emra, këta gjyqtarë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Foltorja e Kamzës, tha se sot drejtësia në Shqipëria është e kontrolluar nga qeveria njësoj si në kohën e Enver Hoxhës.

Berisha përmendi tre gjyqtarët që sipas tij kanë marrë peng sistemin, pasi shantazhohen nga Edi Rama me dosje që ruhen në kasafortë.

“Sot Drejtësia është më e kontrolluar në historinë e këtij vendi që nga koha e Enver Hoxhës.

Do ju jap tre gjykatësit e lartë të partisë, Soko Sadushin, Pupon dhe Ilir Pandën. Ata Vettingun e kanë të mbyllur në kasafortë. Nuk ka njeri që mëson se çfarë tregoi Vettingu i tyre. Ata i mban peng Edi Rama me dosjë në kasafortë, o merr këtë vendim ose do të bëj këtë. Kur ia thash zotit Basha, po më tha dhe nuk foli kurrë për ta. Një Gjykatës i Lartë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin.

Çfarë ndodh me Sadushin e partisë? Dosjen e Sadushit të partisë që ka çuar ILDKP-ja, nuk ua kanë dorëzuar anëtarëve të KLGJ, por vetëm kryetarja e Edi Ramës dhe një Ilir Toska, e askush tjetër. Është votuar Sadushi, i dërguar aty derr në thes. Kjo është drejtësia. I tillë është Dvorani. Bënë një zotim këta, asnjëri prej këtyre që shkruanin ligje, nuk do të kandidonin, sepse caktuan rrogë 10 herë më të lartë se sa rroga mesatare në Shqipëri. Dhe për të treguar se nuk janë në konflikt interesi, këta për 6 vite nuk do të kandidonin, por brenda 6 muajve të gjithë zunë vendet kryesore.

Kjo reformë nuk u bë nga KiE, Senati apo Kongresi i SHBA, nga KE, apo PE, por nga Soros dhe Fondacioni i tij për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës. Sot janë 100 mijë dosje, që duan 20 vite për t’u shqyrtuar. Shqiptarët kanë humbur përfundimisht të drejtën që të kenë një proces gjyqësor të ndershëm. Thirrën Delina Ficon, bashkëshorten e ministrit të familjes, bashkë me juristët e FRESSH dhe ua dorëzuan për të përgatitur dosjet për në Gjykatën e Lartë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin”.

Lajmet e fundit nga