LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Demokratëve u kemi borxh”/ Duma: Do sjellim PD në pushtet

2 Nëntor 2021, 20:07, Politikë CNA
“Demokratëve u kemi borxh”/ Duma: Do sjellim PD në pushtet

Deputetja dhe nënkryetarja e PD Grida Duma ka folur mbrëmjen e sotme për situatën në selinë blu dhe pritshmëritë që kanë demokratët.

Në një intervistë për emisionin Now me Erla Mëhillin në Euroneës, Duma theksoi se PD i ka shumë borxhe demokratëve dhe shlyerja më e mirë do të ishte sjellja e partisë në pushtet.

Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për krim zgjedhor, Duma tha se do të ishte një çmenduri nga ana e PD nëse do të priste një reflektim nga ana e shefit të qeverisë.

Demokratët ata që janë në struktura në një anë kërkojnë qartësi, nga ana tjetër kërkojnë qetësi. Nuk ka asnjë dysjhim se ata që marrin pjesë ose jo në foltore janë demokratë.

Është diskutuar kjo çështja e primarëve. Unë personalisht diskutimin e primareve e shoh dhe nuk e shoh. Më pëlqen si ide, por kërkon një infrastrukturë të mirfilltë. Vetë strukturat të diagnostikohen.  Ne u kemi borxh demokratëve. Në emër të këtij borxhi ata duhet të marrin fitoren e PD. Ska shanse Rama të mos e përsërisë.  Nëse themi se Rama do reflektojë, do ishte një ccmënduri nga ana jonë. Me partneritetin ndërkombëtar do arrijmë te ndëshkueshmëria“, tha Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga