LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akciza e naftës drejt rritjes, pritet aplikimi i një skeme të re

2 Nëntor 2021, 21:48, Aktualitet CNA
Akciza e naftës drejt rritjes, pritet aplikimi i një skeme të re

Akciza e hidrokarbureve, e cila prej vitesh është fiksuar në 37 lekë për litër, do të aplikohet me skemë të re. Qeveria propozon që ajo të indeksohet në varësi të çmimit që do të ketë nafta apo benzina.

Projektligji për akcizat, shkruan: ?Akciza e llogaritur në njësinë matëse?. indeksohet çdo dy vjet bazuar në normën e shpallur të inflacionit për dy vitet paraardhëse.?

Kjo do të thotë se një rritje në akcizën e karburanteve me 2-3% në vit, çka mund të reflektohet në rritjen e çmimit për konsumatorët.

Akciza 37 lekë për litër është një prej 7 taksave që aplikohen në blerjen e karburantit dhe sipas propozimit, me inflacionin vjetor që varion në 2-3%, kjo do të thotë se akciza do të rritet gradualisht me 2 lekë çdo vit.

Si argument për ndryshimin e skemës, qeveria përdor një rekomandim të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa të ardhurat që do të mblidhen çdo vit arrijnë në 500 mln lekë, ose 4 mln euro.

Propozimi vjen në një periudhë, kur çmimi i naftës është rritur, dhe aktualisht tregtohet në 185 lekë për litër./euronews

Lajmet e fundit nga