Connect with Us

1,000 euro bombola e oksigjenit dhe 100 euro rimbushja ditore/ Erion Dasho: Spekulantët privatë rropën qytetarët

Shëndeti

1,000 euro bombola e oksigjenit dhe 100 euro rimbushja ditore/ Erion Dasho: Spekulantët privatë rropën qytetarët

Publikuar

-

/
“cna lajme shendet

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka komentuar hezitimin e qytetarëve për të bërë vaksinën anti-covid.

Ai ka bërë përgjegjëse për këtë situatë autoritetet, që i kanë lënë qytetarët pas dore.

A duhet të habitemi sot që shqiptarët refuzojnë vaksinën? A duhet të habitemi që besimi i qytetarëve tek institucionet ka humbur? A duhet të habitemi që qytetari zgjedh t’i besojë “Çakove” dhe jo shkencëtarëve?

Në qershor 2020, në prag të valës më të egër pandemisë që nisi në maj dhe mori përmasat më tragjike në periudhën nëntor 2020-mars 2021, kam shkruar se fillesa e zbatimit të një programi efektiv të parandalimit të COVID-it niste nga besimi i qytetarit tek institucionet. Ky besim jo vetëm nuk u rifitua në atë kohë, por madje u thye edhe më keq ”, shkruan Dasho, në një postim në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Po kurohet në spital pasi u konfirmua me Covid-19/ Reagon sërish Donald Trump

Sipas Dashos, qytetari u la në mëshirën e virusit, në kujdesin e një sistemi shëndetësor të rrënuar tashmë dhe totalisht të papërgatitur, u la nën mëshirën e spekulantëve nga sektori privat që e rropën pa asnjë skrupull dhe, kur epidemia mori përmasa të frikshme, u la të vdiste në shtëpi në kushtet kur edhe ajri blihej me paré (1,000 euro bombola e oksigjenit dhe 100 euro rimbushja ditore).

Përgjegjësi ligjore për ata që nuk dëgjuan asnjëherë zërin e ekspertëve, por vetëm urdhrat e padronëve politikë”, shkruan Dasho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rregullatori i barnave në BE miraton pilulën e Pfizerit kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin arsenalin për të luftuar variantin Omicron.

Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar.

Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën.

LEXO EDHE:  Mbi 90 mijë teste në dispozicion/ Manastirliu: Rrisim kapacitetet për përballimin e situates

LEXO EDHE:  'Shitësit e të dhënave private në liri'/ Alibeaj akuza Ramës: Ka kapur drejtësinë



Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit?

EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck.

SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive, Pfizer dhe Merck.

Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbetet i lartë numri i të infektuarëve me Covid-19/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë1549  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnje, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamëz, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Gramsh, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Patos, Skrapar, 8 në Memaliaj, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, nga 6 qytetarë në Belsh, Delvinë, Dibër, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Divjakë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Përmet, Himarë, Selenicë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Prrenjas, nga 1 qytetar në Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq.

LEXO EDHE:  Vijon rritja e numrit të rasteve të prekur nga Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 20 persona 

LEXO EDHE:  “Vera do jetë ndyshe nga ajo e vitit të kaluar”/ Tomini mesazh qytetarëve

Janë 23,168 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Kruja 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227,629 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (27 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1549
Të shëruar në 24 orë 1794
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5662

Testime totale 1,648,753
Raste pozitive 254,126
Raste të shëruara 227,629
Raste Aktive 23,168
Humbje jete 3,329

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10857
Fier 1900
Shkodër 1858
Vlorë 1449
Elbasan 1423
Durrës 1257
Gjirokastër 1210
Korçë 930
Berat 917
Lezhë 826
Kukës 314
Dibër 227

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përballë fakteve, gjithollogët dhe “kompetentët” bëjnë mirë të heshtin…

Publikuar

-

Nga

“cna lajme shendet

Nga Erion Dasho

Sërish mbi “dështimin” e Izraelit!

Nuk e kuptoj se përse gjithollogët shqiptarë “kanë vendosur” njëzëri se përgjigja e Izraelit ndaj pandemisë së COVID ka dështuar!!!

Izraeli me kompleksitetin e masave të veta e ka mbajtur vdekshmërinë shtesë në nivelin 85 vdekje për 100,000 banorë (përshi efektin e valës së variantit delta)

Për krahasim, Shqipëria e ka këtë tregues mbi 390 vdekje shtesë për 100,000 banorë dhe kjo pa marrë parasysh efektin e valës së variantit delta).

LEXO EDHE:  “Vera do jetë ndyshe nga ajo e vitit të kaluar”/ Tomini mesazh qytetarëve

LEXO EDHE:  'Shitësit e të dhënave private në liri'/ Alibeaj akuza Ramës: Ka kapur drejtësinë

Qeveria dhe ministria shqiptare kanë mashtruar rëndshëm gjatë gjithë pandemisë, por siç e kam përmendur gjithmonë, vetëm vdekjet nuk fshihen dot. Ato sot flasin qartë. Ka shembuj suksesi si Australia, Zelanda e Re, Izraeli, Gjermania, etj. sikundër ka shembuj dështimi si Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Rusia, etj.



Përballë fakteve, gjithollogët dhe “kompetentët” bëjnë mirë të heshtin…

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE