Connect with Us

Videoja që po bën xhiron e botës/ Biden dremit gjatë Konferencës së Klimës në Skoci

Bota

Videoja që po bën xhiron e botës/ Biden dremit gjatë Konferencës së Klimës në Skoci

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mediat sociale kanë shpërthyer gjatë ditës së sotme, pas një video që ka bërë xhiron në rrjet, ku presidenti i SHBA-ve, Joe Biden shfaqej në një moment duke dremitur gjatë fjalimeve të hapjes në  Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021.

78-vjeçari Biden, i cili paralajmëroi pjesëtarët e shërbimit ushtarak këtë verë se zyrtarët e lartë të Pentagonit e konsiderojnë ndryshimin e klimës si “kërcënimin më të madh” për sigurinë kombëtare të Amerikës në vitet e ardhshme , shihet në video duke dremitur. Videoja u shpërnda nga gazetari i Washington Post, Zach Purser Brown. “Biden duket dremitur gjatë fjalimeve hapëse të COP26,” shkroi Purser Brown në përshkrimin videos.

LEXO EDHE:  Ilir Meta President/ Ndërkombëtarët e refuzojnë

Biden u pa duke fërkuar sytë dhe videoja u bë shpejt virale, dhe ka patur shumë reagime nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Ish-presidenti Trump i është referuar prej kohësh rivalit të tij politik si “Sleepy Joe” (Joe gjumash) dhe videoja me sa duket nuk do ta ndihmojë që ky pseudonim të largohet./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti takoi Kampionin Mbarëkombëtar Absolut në Bodybuilding, Marin Meksi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, priti në takim Kampionin Absolut Mbarëkombëtar në Bodybuilding dhe Fitness, Marin Meksi, njëherit diplomat me përvojë në misione diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Kurti e përgëzoi Meksi për të arriturat e tij në karrierën sportive e diplomatike në afirmimin e kombit shqiptar. Në veçanti Kryeministri uroi për medaljen e artë të fituar në “IFBB Pro Diamond Cup” në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180cm”, garë e zhvilluar në muajin nëntor 2021 në Portugali.

Meksi falënderoi Kryeministrin Kurti për këtë pritje, që pason dekorimin nga Presidenti Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Ai përgëzoi kryeministrin për punën, siç tha ai të jashtëzakonshme që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe sukseset e përbashkëta të federatave të Bodybuilding dhe Fitness të Shqipërisë dhe Kosovës dhe angazhimit në promovimin e sportit.

Poashtu, Kryeministri Kurti shpalosi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e sportit në vend. Kurti potencoi: “Përveç përkushtimit për konsolidimin e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë jemi duke punuar në zhvillimin e konceptit të sportit për të gjithë”.



Për më tepër, ai shtoi: “Me dinamikën e jetesës në ditët e sotme, dhe zhvillimin e ndikimin e teknologjisë, sporti është aktiviteti përmes së cilës do të mundësojmë dhe sigurojmë zhvillimin e mirëqenies fizike, emocionale dhe mentale të shoqërisë tonë. Këtë synojmë ta bëjmë përmes ndërlidhjes së sportit me sistemin e arsimit në vendin tonë”.

LEXO EDHE:  Anika Dokle firmos peticionin e propozuar nga Blushi

LEXO EDHE:  Biden bën paraqitjen e parë publike në më shumë se 2 muaj

Në komunikatën nga zyra e kryeministrit thuhet se u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Federatës së Bodybuilding dhe Fitnesit të Kosovës me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe u theksua potenciali për arritje të sukseseve të reja në sport.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, bëri të ditur se së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, po punohet drejt funksionalizimit të strukturave të anti-dopingut në Kosovë, një autoritet i cili i mungon sistemit të sportit në vendin tonë.

Në këtë takim të përbashkët morën pjesë edhe Arthur Bushati, Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Rando Kukeli, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Bodybuilding të Republikës së Shqipërisë, Esat Lata, President i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës, Sabri Dragusha, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës, Bedri Cahani, ish President i Federatës së Bodybuildingut të Kosovës dhe bashkëthemelues i Federatës së Shqipërisë si dhe Alban Hoti, bashkëpunëtor i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës./21Media

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kuvendi miraton rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

77 deputë ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit të kësaj rezolute në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

Për këtë rezolutë, nga deputetët nuk pati vota kundër, veçse një abstenim.

Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.

Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it.

Në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se nuk është kundër të drejtës së votës së qytetarëve serbë kosovarë me dy shtetësi duke thënë se votimi mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Ai në anën tjetër ka kundërshtuar idenë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

“Një praktikë e gabuar e vendosur nëpër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë”, tha Kurti.

Në këtë seancë, Lumir Abdixhiku, kryetari i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës ka ritheksuar qëndrimin e partisë së tij, kundër referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Për LDK-në, mbajtja e referendumit të një shteti tjetër është çështje e mbyllur para se të nisë. LDK pret, mirëpret dhe mbështet respektimin e plotë të Kushtetutës dhe rendit tonë kushtëtues”, tha ai.

Megjithatë, Abdixhiku e kritikoi kryeministrin Kurti lidhur me thirrjen e seancës duke e quajtur të panevojshme dhe tentativë për tu fshehur pas deputetëve.

“E paqartë mbetet mbajtja e kësaj seance dhe nxjerrja e një rezolute për rekomandim ndaj qeverisë. Kushtetutën e ke, ushtro rolin kushtetues prej kryeministrit”, tha ai.

Kundërshtimin ndaj referendumit të Serbisë në Kosovë e shprehu edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër, Kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, bëri thirrje që të ndërpritet “fushata anti-serbe” dhe të lejohet mbajtja e referendumit serb.

Lista Serbe është partia kryesore serbe e Kosovës dhe ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Edhe një herë nga ky vend, në emrin tem personal dhe në emër të Listës Serbe, popullit serb, ju ftojmë të ndryshoni vendimin tuaj dhe të mundësoni referendumin në përputhje me parimet aktuale. Kjo është një thirrje për arsye, një thirrje për përgjegjësi, që të fillojmë të respektojmë popullin tonë dhe të drejtat e tyre themelore njerëzore”, tha Simiq.



Pas fjalës së Simiqit, deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla e Kuvendit me arsyetimin se “nuk duan t’i japin legjitimitet seancës”.

Të premten, 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

LEXO EDHE:  Ilir Meta President/ Ndërkombëtarët e refuzojnë

LEXO EDHE:  Aludimet për dorëheqje të Metës/ Flet Kryemadhi: Mund të ndodhë që…

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, është thënë në deklaratë.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të mos rrisin tensionet lidhur me referendumin, të cilin e kanë cilësuar si “hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit” dhe për të rritur transparencën e institucioneve të shtetit dhe sundimit të ligjit.

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, është thënë mes tjerash në reagim.

Institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë dalë me deklaratë të përbashkët, pas takimit me zyrtarët e vendeve të Kuintit dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë më 13 janar se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të ketë “pasoja të mëdha dhe më të gjera se sa pritej” nëse nuk do të hapen qendrat e votimit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtunën më 15 janar se të premten kanë ndaluar futjen e materialit zgjedhor për referendumin serb në Kosovë.

Sipas njoftimit, më 14 janar, në kufirin Kosovë-Serbi në Merdare kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamionë) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.

Këto automjete sipas policisë, kanë bartur material që dyshohej se do të përdoret për referendumin që pritet të mbahet në Serbi më 16 janar.

Në ndërkohë, misioni i OSBE-ja ka deklaruar se kishte qenë i gatshëm të kryente një operacion për mbledhjen e votave në përputhje me precedentin e mëparshëm dhe me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse

“Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast”, thuhet në deklaratën e OSBE-së në Facebook./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid 19/ Gjermania shpall Shqipërinë si zonë me rrezik të lartë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Nga e diela (16.01.2022) Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe një sërë shtetesh të tjera, për shkak të shifrave të larta të infektimeve të reja me korona, hyjnë sërish në listën e vendeve me rrezik të lartë. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch të premten (14.01. 2022). Në këtë mënyrë, me përjashtim të Kosovës, të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë zona me rrezik të lartë. Mali i Zi ka qenë në këtë listë qysh në gusht  2021.

Listës i janë shtuar mbi 60 vende, ndër to edhe Austria. Me këtë të fundit, të nënta vendet fqinje të Gjermanisë: Danimarka, Polonia, Çekia, Zvicra, Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda – janë në listën e vendeve me rrezik të lartë, ku aktualisht bëjnë pjesë  rreth 140 nga mbi 200 vendet e mundshme.

Paralajmërim për udhëtime turistike

Zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarëve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe kritere të tjera, të cilat e bëjnë një zonë, zonë me rrezik të lartë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit.

LEXO EDHE:  Biden bën paraqitjen e parë publike në më shumë se 2 muaj

LEXO EDHE:  Biden bën paraqitjen e parë publike në më shumë se 2 muaj



Regjistrimi digjital fillon të dielën

Udhëtarët që në dhjetë ditët e fundit kanë qenë në njërin nga vendet e listës duhet të regjistrohen në portalin digjital https://www.einreiseanmeldung.de. Për vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe të tjerat, që i janë shtuar listës këtë javë, regjistrimi mund të bëhet vetëm që nga dita e dielë e më pas, pra nga data 16.01.2021, ora 00:00.

Rregullat e karantinës

Të pavaksinuarit duhet të kenë një test negativ me vete dhe hyjnë automatikisht në karantinë, për 10 ditë. Ata megjithatë kanë të drejtë të dalin nga karantina pas pesë ditësh, në qoftë se testi u del pozitiv, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Fëmijët nën gjashtë vjeçarë nuk kanë nevojë të bëjnë test, por duhet të bëjnë karantinë, e cila përfundon automatikisht pas pesë ditësh. /DW

LEXO TE PLOTE