LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U ndava sepse kisha 6 muaj me të dashurën jo një vit”/ Deklarata që shkaktoi të qeshura në studion e “Përputhen”

1 Nëntor 2021, 18:08, Lifestyle CNA
“U ndava sepse kisha 6 muaj me të dashurën jo një

Ditën e sotme Ritvana ishte në takim me djalin që hyri disa ditë më parë, Endri. Konkurenti i ri, prej vitesh ka jetuar jashtë Shqipërisë dhe ka studiuar për matematikë.

Që në hyrje ra në sy tipi i tij shumë i shkathët dhe që bën shumë batuta. Edhe ditën e sotme ai ka shkaktuar shumë të qeshura. Si fillim duke falenderuar Ritvanën për takimin ndryshe do rrinte edhe ai si shumica e djemve.

?E falenderoj Ritvanën për takimin ndryshe mund të rrija edhe unë duke numëruar dritat si shumica e djemve këtu?, është shprehur ai.

Më vonë ka vijuar me një tjetër deklaratë që shkaktoi shumë të qeshura në studio. Ai u shpreh se dëshiron të kalojë 1 vit me një vajzë dhe më pastaj të përcaktojë nëse do vazhdojë seriozisht apo jo.

Biseda:

Endri: U ndava nga e dashura sepse kisha 6 muaj jo njëë vit.

Bora: I bie u ndave sepse kishe 6 muaj, nese do të ,ishe një vit nuk do ndaheshe

(të qeshura në studio)

Miklela: Nuk kanë të bëjnë afatet kohore, sepse mund të bëjë dasmë dhe pas 3 muajsh ndahen

Bora: Në dashuri receta nuk ka./CNA.al

 

 

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Lajmet e fundit nga