Connect with Us

Tragjike në Koplik/ Makinat copë nga përplasja, humb jetën pasagjeri

Kronika

Tragjike në Koplik/ Makinat copë nga përplasja, humb jetën pasagjeri

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Një aksident i rëndë është shënuar në unazën e qytetit të Koplikut, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin  L. B., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”  shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B., (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete në Tushemisht/ Plagoset një nga shoferët

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për marrje në pyetje dhe zbardhjen shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sekuestrohet arsenal armësh në një stan bagëtish/ Çfarë dyshohet

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me komisariatin e Peqinit ka sekuestruar një arsenal armësh në një stan bagëtish në lagjen “Varreza” të Peqinit.

Bëhet me dije se  janë prangosur  dy persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende me dije.  Dyshohet se armët mund të jenë përdorur për ngjarjen e fundit ku u vra 32-vjeçari Bashaliu përpara lokalit në fshatin Gjocaj.

LEXO EDHE:  Aksidentoi studenten/ Arrestohet shoferi në Korçë, zbulohet identiteti

LEXO EDHE:  Furgoni i mallrave përmbyset në mes të rrugës/ Bllokohet qarkullimi



Ndërkohë policia nuk e ka zbardhur akoma ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr në lokal/ Plagoset me armë zjarri 36 vjeçari në Berat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 50 vjeçar me inicialet N.T, është arrestuar sot në flagrancë, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç.

“Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.



LEXO EDHE:  Furgoni i mallrave përmbyset në mes të rrugës/ Bllokohet qarkullimi

LEXO EDHE:  Përmbyset autobusi i udhëtarëve/ Disa ambulanca drejt vendngjarjes

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme“, thuhet ne njoftimin e policise./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonte me armë dhe drogë me vete/ Prangoset i “forti” i Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke qarkulluar me armë dhe drogë me vete.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një dozë me kokainë.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo posedojnë lëndë narkotike, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.



LEXO EDHE:  Ja kush është biznesmeni që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë

LEXO EDHE:  Përplaset nga kamioni/ Humb jetën një shqiptar në Greqi

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, rreth orës 02:30 të mëngjesit, në rrugën “Frang Bardhi”.  Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër.

Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE