Tejkalon Apple/ Microsoft bëhet kompania më e pasur në botë

1 Nëntor 2021, 15:24, Tech CNA
Tejkalon Apple/ Microsoft bëhet kompania më e pasur në botë

Microsoft ka tejkaluar Apple duke u bërë kompania më e pasur në botë. Ndryshimi vjen pas fitimeve të Apple të së enjtes, ku kompania postoi rezultate të forta, por zbuloi se humbi 6 miliardë dollarë për kufizimet e zinxhirit të furnizimit .

Është sërish kompania më e pasur në planet me një vlerë tregu që ka arritur gati 2 460 miliardë dollarë në orët e fundit, kundrejt 2 430 miliardë dollarëve të kompanisë Cupertino.

Apple dhe Microsoft janë të vetmet kompani amerikane në klubin e trilionerëve.

Është hera e parë në më shumë se një vit që gjiganti i internetit i themeluar nga Bill Gates rrëmben skeptrin nga rivali i tij në Silicon Valley të udhëhequr nga Tim Cook.

Tani kompania duket se është kthyer në kulmin e saj, pasi në vitin 1999, në kulmin e flluskës së teknologjisë në tregje, ajo arriti kulmin në 614,7 miliardë dollarë në vlerë, një rekord i të gjitha kohërave deri atëherë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga