LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në PS/ Fatmir Xhafaj del kundër zgjatjes së mandatit të Vettingut

1 Nëntor 2021, 14:22, Politikë CNA
Plas në PS/ Fatmir Xhafaj del kundër zgjatjes së mandatit të

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka dalë kundër kolëve të tij, të cilët kërkojnë zgjatjen e mandatit të Vettingut.

Xhafaj nuk ka pranuar të firmosë nismën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut

 ?Kushtetuta e ka zgjidhjen sot që flasim, edhe opsionin kur do të përfundonte afati 5 vjecar i këtyre institucioneve. Nuk është thjesht një nen i vetëm dhe teknik, por është çështje e rëndësishme. Varet integriteti i vetë reformës në drejtësi. Ne duhet të gjykojmë për këtë proces. Kjo zgjidhje që propozojmë, e konsolidon këtë proces? Në gjykimin tim është e nevojshme një analizë të plotë të situatës aktuale. Pse 2.5 vjet, e jo 3 vjet? Duhet një analizë që të kuptojmë a po marrim vendimin e drejtë, që t?i qëndrojmë parashikimin e ri. Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije. Cilët janë faktorët  e vonesës së vettingut? Pse u kalua 5 vjeçari?,? është shprehur Xhafaj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Më tej Xhafaj ka kritikuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit por edhe ONM.

 ?Personalisht jam shumë i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. Cilat janë garancitë që s do vijmë prapë këtu pas 2 vjetësh e të themi a e shtyjmë prapë?? , ka thënë ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga