LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita fake”/ Vasili: 2.3 miliardë euro në total, borxh i padëgjuar në historinë e Shqipërisë

1 Nëntor 2021, 20:01, Politikë CNA
“Opozita fake”/ Vasili: 2.3 miliardë euro në total, borxh

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratën e tij ku shprehet se beteja ndaj eurobondit shkatërrimtar 2.3 miliardë euro është një vijë ndarëse mes opozitës së vërtetë dhe asaj fake.

I ftuar në emisionin “Debat” në “A2CNN” me moderatoren Alba Alishani, Vasili ka thënë se këto nuk janë akuza, por bëhet fjalë për një borxh të frikshëm, të padëgjuar më parë në historinë e Shqipërisë.

Sipas Vasilit 700 milionë euro për Shqipërinë është një gjëmë e madhe.

?Nuk kemi akuzuar kërkënd. Çështja është shumë e thjeshtë. Për mua salla e parlamentit është e rëndësishme, e pazëvëndësueshme për atë që quhet debat i vërtetë. Ajo që iu referuat metaforës time të tangos ishte sepse ishte një ditë shumë e rëndë për mendimin tim pasi do të merreshin 700 milionë euro të tjera borxh që e çonin borxhin e marrë brenda 6 vietve që nga 2015 në 2 miliardë e 300 milionë euro. Borxh i frikshëm dhe mendoja që e gjithë beteja përplasja konfilikti, bëhej fjalë për një borxh shkatërrimtar. Në 8 vitet e qeverisjes që paraprin, pra 2005-2013 ishte marrë vetëm një herë një eurobond 300 milion euro në kohën e recensionit më të madh ekonomik europian. 2.3 miliardë euro në total, është një borxh i paparë, i padëgjuar në historinë e Shqipërisë.

Kam të drejtën publike dhe politike të ngre sa më lart tonin që gjithmonë opozita të jetë në lartësinë maksimale të detyrës së saj.  Unë nuk bëj investigime. Politika është në sytë tuaj dhe të qytetarëve.  Nuk kam akuzuar askënd. Kam thënë opozitë e vërtetë dhe fake.  U diskutua një çështje madhore e interesit publik, 700 milionë euro për Shqipërinë tonë të vogël është një gjëmë e madhe?, është shprehur Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga