LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një vajzë e panjohur i hyn në shtat/ Reagimi i Granitit është epik

1 Nëntor 2021, 15:09, Lifestyle CNA
Një vajzë e panjohur i hyn në shtat/ Reagimi i Granitit

Prova e vendosur nga produksioni i ?Big Brother Vip? ka krijuar shumë situata komike brenda shtëpisë. Pavarësisht se kush hyn në shtëpi banorët duhet të sillen sikur nuk është askush.
Së fundmi një vajzë e panjohur ka hyrë në shtëpi dhe ka shkuar tek shtrati i Granitit.

Ky i fundit ishte duke fjetur dhe në momentin që ka parë vajzën nuk ka mundur të mos e tregojë me mimikën e tij habinë.
Por duke pasur parasysh provën e produksionit është përpjekur që të mos e bëjë shumë të dukshme këtë fakt.

Vajza guxoi t’i afrohej akoma më shumë ish futbollistit madje në një moment u shtri me kurriz afër tij. Reagimi i Granitit ka qenë shumë epik. Ai është përpjekur të mos reagonte dhe të gjithë banorët e tjerë kanë nisur të qeshnin dhe ta ngacmonin në lidhje me të./CNA.al

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Lajmet e fundit nga