Connect with Us

Nga Erion Dasho/ Kronikë e një tragjedie të paralajmëruar

Shëndeti

Nga Erion Dasho/ Kronikë e një tragjedie të paralajmëruar

Publikuar

-

/
“cna lajme shendet

Një vit më parë, unë dhe shumë kolegë të përgjegjshëm shkruanim pothuajse përditë në median sociale apo flisnim në median elektronike duke paralajmëruar atë që fatkeqësisht ndodhi, tragjedinë me 16 mijë të vdekur prej COVID-it.

Vjet në 31 tetor 2020, kam denoncuar faktin që shteti nuk dërgonte më urdhëra me shkresa zyrtare, por me ËhatsApp!!!

Ishte koha kur shteti i dërgonte një qendre shëndetësore 100 maska dhe një përparëse mbrojtëse në muaj duke i lënë mjekët dhe infermierët në mëshirë të fatit.

Sigurisht, asnjë drejtor dhe ministër nuk donte të linte “gjurmë” të kësaj sjellje kriminale në protokollet zyrtare dhe ËhatsApp u bë mënyra e preferuar e komunikimit.

Të gjithë e dimë vazhdimin e kësaj historie të trishtë…

Dhjetëra mjekë dhe infermierë humbën jetën, pjesa dërmuese e të cilëve në muajt kur kolegët e tyre europiane ishin siguruar 100% me maska, viziera dhe pajisje të tjera mbrojtëse; kur spitalet dhe qendrat shëndetësore ishin riorientuar për t’u bërë më të sigurta.

Hetim penal për shkaktarët e fatkeqësisë më të madhe shëndetësore që kanë përjetuar shqiptarët!!! Sot dhe jo më vonë, kur të jenë harruar pasojat e tragjedisë…

STATUSI I FUNDJAVËS, 31.10.2020

SHTETI ME WHATSAPP NË KOHË PANDEMIE

Prej kohësh më ka bërë përshtypje dhe kam kritikuar në statuset e mia faktin që mjekët po i vizitojnë pacientët nëpërmjet aplikacionit ËhatsApp, po i dërgojnë recetat e mjekimeve po nëpërmjet ËhatsApp-it dhe, e fundit, edhe ekipet e testimit po i dërgojnë rezultatet e testit nëpërmjet të njëjtit aplikacion.

Skandal ky sepse WhatsApp nuk është një program i çertifikuar mjekësor që të garantojë fshehtësinë e komunikimit midis mjekëve dhe pacientëve. Gjithashtu, WhatsApp nuk ka karakteristikat që kërkon një program telemjeksie. Një indikator më të përshtatshëm për të treguar se në ç’gjendje është katandisur shëndetësia e “rilindur” shqiptare vështirë të gjesh!

Por ditët e fundit është shfaqur një tendencë edhe më shqetësuese! Drejtuesit e shëndetësisë në qendër janë duke komunikuar me vartësit e tyre në rrethe jo nëpërmjet urdhërave dhe udhëzimeve por nëpërmjet ËhatsApp-it.

LEXO EDHE:  Masat kundër Covid-19/ Lista e 55 aktiviteteve që vijojnë të jenë ende të mbyllura

Javën që kaloi, qarkulloi një informacion sipas të cilit drejtorëve të shëndetësisë në rrethe u ka shkuar një mesazh ËhatsApp që i kërkon të blejnë vetë pajisje mbrojtëse deri sa të bëhen tenderat nga autoritetet qëndrore.

Ndërkohë u dërgohen “thërrimet e fundit” të pajisjeve mbrojtëse që përkthehen në më pak se 100 maska për qendër shëndetësore!!! Në se përllogarit që një qendër shëndetësore ka një personel prej disa dhjetëra punonjësish (le të supozojmë vetëm 25), kësaj qendre i nevojiten 25 persona x 22 ditë pune x 2 maska = 1,100 maska në muaj. Pra furnizimi plotëson më pak se 10% të nevojave mujore!

Për viziera nuk bëhet fjalë, kurse kostume sterile njëpërdorimësh përflitet se janë dërguar më pak se numri i vetë qendrave shëndetësore. Ndoshta supozohet të organizohet ndonjë kampionat midis qendrave dhe pastaj midis stafit të një qendre për të përzgjedhur fatlumët që do të përfitojnë kostumet, furnizimi i të cilëve për një rreth numërohet me gishtat e duarve.

Në këto kushte nuk do të ishte çudi që shteti e zëvendëson komunikimin zyrtar me atë jo zyrtar. Asnjë drejtues nuk do të donte të dërgonte urdhëra ku përmenden sasi të tilla qesharake. Do të ishte një përgjegjësi shumë e madhe, në kushtet e përmasave që ka marrë pandemia, rrezikut të cilin i nënshtrohet personeli mjeksor dhe pasojave që mund të ketë lënia e personelit pa mbrojtje përballë virusit.

Në një status pardje, i bëra thirrje kolegëve të flasin hapur për mangësitë e përgjigjes shqiptare ndaj COVID dhe rreth pozitave të vështira dhe të rrezikshme ku është vendosur personeli mjeksor.

Uroj që kolegët të përgënjeshtrojnë këto që kam shkruar më lart, sepse drejtimi i një pandemie me ËhatsApp do të ishte colpo di grazia për sistemin shëndetësor shqiptar, në shqip ajo goditja e fundit që ekzekutori i jep të dënuarit me vdekje për ta dërguar pashmangshmërisht në botën tjetër…/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kardiologu: Kalimi i Covid në gjendje të rëndë sjell probleme kardiake

Publikuar

-

Nga

Infektimi me Covid dhe kalimi i tij në gjendje të rëndë nuk sjell probleme vetëm në mushkri. Një organ i rëndësishëm që preket është edhe zemra.

Mjeku kardiolog Altin Veshti në një reagim për Klan Tv shprehet se pacientët që e kalojnë virusin në gjendje jo të lehtë kanë rrezik edhe për ndërhyrje në zemër.

Ndikim i drejtpërdrejtë i koronavirusit tek ne janë ata pacientë, të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë lënë sekuela pulmonare, pra të mushkrive. Këta pacientë duke patur një dëm në mushkri kanë një rrezik më të shtuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale tek ne, sepse mushkëritë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zemrën dhe kjo ka shtuar le të themi në numër më të madh të pacientëve që po trajtohen post Covid-19 dhe ditët e  qëndrimit në reanimacion për pjesën e mushkërive”, tha Veshti.

Kardiologu shton më tej se në disa raste kalimi Covid-19 ka shfaqur edhe miokarditin tek pacientët.

LEXO EDHE:  Luan Bregasi kritika qeverisë/ “Nuk e përgatiti ekonominë për të përballuar situatën”

LEXO EDHE:  “COVID-19 transmetohet nëpërmjet ajrit”/ Haxhia: Minimumi 13 javë për të arritur kurbën



Kemi pasur raste shumë të radha që nuk i kemi trajtuar në kardikirurgji, por janë trajtuar në kardiologji, miokarditet po shumë të rralla. Ajo që ne na lidh drejtpërdrejtë me koronavirus, vetëm ata pacientë, të cilët e kanë kaluar në gjendje të rëndë dhe u ka lënë atë që quhet fibrozë pulmonare, këta janë më të rrezikuar se të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid, por nuk i kanë lënë asgjë në jetë normale”, shton ai.

Sipas mjekut Altin Veshti, edhe pse në situatë pandemie, në kardiokirurgji janë kryer ndërhyrje dhe tek pacientë pozitiv me Covid.

Sigurisht që ne kemi patur raste me koronavirus, kemi operuar raste duke e ditur që më përpara që kanë qenë pozitiv me koronavirus. Kemi operuar raste të tjera që kanë dal negativ në ditën e shtrimit, por mund të jenë infektuar në një moment të veçantë gjatë shtrimit, dhe këta kanë dalë shumë mirë”, deklaroi Veshti./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarëve me Covid/ Ja sa persona kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Shifrat e infektimeve me variantin e ri të Covid vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistuar 2230 qytetarë të infektuar nga 6598 testime, si dhe 5 humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki:

1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

LEXO EDHE:  Vaksina e Covid-19/ BE arrin marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e 300 mln dozave

LEXO EDHE:  Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi infermieri i Traumës

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet ndjeshëm numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të prekur nga COVID 19 e sidomos me variantin Omicron.

5453 fëmijë të moshës nga 0-9 vjeç janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë dhe 16 225 persona të grupmoshës nga 9-19 vjeç.

Në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve në Kozle të Shkupit, për momentin janë shtruar 25 fëmijë. Gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.



“Pas festave të vitit të ri numri i fëmijëve të shtruar në Institutin tonë është në rritje. Ka kohë që jemi Kovid për fëmijë dhe gjithë fëmijët e të gjithë rretheve vinë tek spitali jonë. Numri momental është diku 25 fëmijë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, me komplikime më të vogla. Për momentin nuk kemi asnjë fëmijë që kërkon me gjendje që kërkon oksigjen”, u shpreh Besnik Zeqiri, drejtor i spitalit “Kozle”.

LEXO EDHE:  Hajdutët apo spiunët?

LEXO EDHE:  Infektimi pas vaksinës/ Brataj sqaron arsyen

Gjatë javës së fundit përqindja e fëmijëve të infektuar në moshë prej 0 deri 9 vjeç ka qenë 1.8 përqind. Ndërsa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5453 fëmijë në moshë 0 deri 9 vjeç ndërsa prej 9 deri 19 vjeç janë infektuar 16 225 fëmijë.

“Në Institutin tonë janë 30 përqind fëmijë nga 0 deri 3 vjeç, dhe 70 përqind të tjerët janë nga 9 deri 18 vjeç. Edhe në ambulancat që vinë për kontrolle 60 përqindëshi janë në moshë prej 9 deri 18 vjeç”, tha më tej drejtori i spitalit./euronews

LEXO TE PLOTE