LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mandati i "Vettingut"/ Demokratët largohen nga mbledhja, LSI qëndron

1 Nëntor 2021, 13:57, Politikë CNA
Mandati i "Vettingut"/ Demokratët largohen nga mbledhja, LSI

Partia Demokratike ka braktisur mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ku po diskutohet propozimi i PS për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut.

Që në fillim, mbledhja u shoqërua me debate, pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj theksoi se kjo mbledhje duhet të shtyhej.

Sipas tij, kjo çështje duhej të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshimeve kushtetuese dhe theksoi se mbledhja duhej të mbahej në 3 nëntor.

Por, u kundërshtua nga deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila tha se mazhoranca propozon që nismat të propozohen veç e veç dhe jo të gjitha së bashku pasi zgjatja e afateve të vettingut nuk pret pasi KPK ka mandat deri në qershorin e ardhshëm.

Ndërsa deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho qëndroi në sallë, duke mos iu bashkuar bojkotit të PD./CNA.al

Zgjatja e afateve të Vettingut/ Nis mbledhja e Këshillit të Legjislacionit

Lajmet e fundit nga