Connect with Us

Ekzekutimi i ish policit në Laç/ Anila Hoxha zbulon detajet, sherri i djemve pista e kryesore e hetimit

Kronika

Ekzekutimi i ish policit në Laç/ Anila Hoxha zbulon detajet, sherri i djemve pista e kryesore e hetimit

Publikuar

-

/

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të ekzekutimit të ish policit Xhelal Reçi në Laç.

E ftuar në emisionin “Open”, Hoxha tregoi se në momentin e vrasjes, pranë viktimës ishte gruaja, e cila po ndizte dritat e biznesit.

Jo tha se dy djemtë e viktimës dyshohet se kanë pasur problem me persona të njohur në zonë dhe kjo është pista kryesore ku po heton policia.

“Kjo është vrasja e 55-të që prej 1 janarit. Mes vrasjeve të mirëorganizuara dhe kryesisht për motive droge, është vrasja e 15-të e pazbardhur, e Xhelal Reçit që ka qenë efektiv i policisë rrugore. Prokuroria dhe policia lokale e përjashtoi mundësinë e një vrasje me detyrën që ka ushtruar. Siç thuhet, automjeti i vrasësve dyshohet se është vjedhur në fshatin Mbrostar të Fierit me targa greke. Një muaj më parë është denoncuar si i vjedhur. Vazhdon e njëjta skemë, vidhet automjeti dhe targa. Shpresa e grupit të hetimit është një kamerë sigurie mes bankës dhe objektit ku viktima ishte pranë biznesit të tij dhe bashkëshortja ishte ngjitur që të ndizte dritat, kanë pasur dijeni të rutinës së përditshme të Xhelal Reçit.  Rutina ishte qartazi e dukshme për vrasësit, kanë qenë shumë të informuar.

Fëmijët e tij ka dyshime se kanë pasur problematike, konflikte. Mendohet se mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet e dy djemve me persona të tjerë. Një nga djemtë dyshohet se ka pasur një konflikt me B.M dhe E.M. Ky shtetas denoncoi një vit më parë se pati tentativë për tu vrarë. Nga ana tjetër, ka edhe një konflikt me një shtetas tjetër me inicialet Y.Ibrahimi por këto janë pista paraprake. Njëri ka qëlluar me pistoletë, tjetri nuk ka qëlluar. Dyshohet se gjithsej kanë qenë 3 persona”, tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Merreni seriozisht, do të jem i ashpër me ata që abuzojnë”/ Gledis Nano iu “tërheq veshin” policëve

Publikuar

-

Nga

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Nano ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e këtyre strukturave dhe rezultatet e arritura në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.

Gjithashtu Nano ka theksuar se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”, ka thënë Nano.

LEXO EDHE:  Vrau krushkun me shkop bejsbolli/ Shoqërohen 10 persona në Vlorë, autori në kërkim

LEXO EDHE:  Vrau krushkun me shkop bejsbolli/ Shoqërohen 10 persona në Vlorë, autori në kërkim



Më tej Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjithashtu si shumë të rëndësishme, ka vlerësuar edhe marrëdhënien mes Policisë dhe qytetarëve.

“Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”, është shprehur Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me thikë duke kërcënuar/ Ndalohet 35 vjeçari që po tentonte të vidhte argjendarinë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë janë njoftuar sot se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, në Durrës, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

LEXO EDHE:  Anila Hoxha ngre alarmin/ Dritan Dajti mund të lirohet nga burgu vitin tjetër

LEXO EDHE:  Arratisja e shtetasit serb/ Gëzuar i dashur korrupsion



Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Blofi me Bitcoin/ Gjykata “shfryn” operacionin e Policisë

Publikuar

-

Nga

Abuzoi me vajzën e mitur të bashkëjetueses/ Lihet në burg 39-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë sot Rramush Dumanin, Ardian Çekiçin dhe Liserxhio Xhaferrajn, të tre të arrestuar për prodhimin e kriptomonedhave

Gjyqtarja Flora Hasimi, ka vendosur  vendosi ‘detyrim paraqitje’ përtë tre.



Ata u arrestuan me bujë nga Policia tre ditë më parë, në një kohë që nuk kishin shkelur asnjë ligj dhe kompanitë ku punonin ishin të regjistruara në QKB.

LEXO EDHE:  Përfaqësuesit në KQZ/ Plas mes PD-së, LSI-së dhe aleatëve

LEXO EDHE:  Vrau krushkun me shkop bejsbolli/ Shoqërohen 10 persona në Vlorë, autori në kërkim

Vendimi i Gjykatës ka shfryrë “operacionin e bujshëm” të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE