LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga në Përmet/ Prangoset shefi i krimeve dhe pezullohet shefi i komisariatit

1 Nëntor 2021, 10:03, Aktualitet CNA
Droga në Përmet/ Prangoset shefi i krimeve dhe pezullohet shefi i

Pas nisjes së hetimeve nga SHÇBA, është është pezulluar nga detyra shefi i komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza.

Në vend të tij është komanduar shefi aktual i Policisë Kriminale në Përmet, Vilson Dine.

Ndërkaq në arrest shtëpia është lënë ish shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.

Shkak për këto masa, janë bërë dyshimet se punonjësit e policisë janë përfshirë në trafikun e kanabisit.

Po ashtu, sipas ABC Neës, lidhur me këtë hetim në pranga ka përfunduar, kryeplaku i Frashërit në Përmet Klodijan Mustafa 43 vjeç.

Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë së Përmetit, ku u dha masa për detyrim paraqitje për inspektorët e Policisë së zonës së Frashërit Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj.

Ndërkaq po me detyrim paraqitje është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Përmet Joan Allamani./CNA.al

Lajmet e fundit nga